MENU
klinika

Europa League

Të mëdhatë nuk falin, Milan e Tottenham koka grupi

10.12.2020 - 22:57

Kanë përfunduar ndeshjet në grupe të Europa League dhe tashmë janë mësuar 32 ekipet (8 vijnë nga Champions) që do të luajnë në fazën tjetër me eliminim direkt. Të gjitha skuadrat pretendente janë kualifikuar dhe tashmë pritet vetëm shorti të hënën në orën 13:00.

Milan e mbylli me fitore dhe njëkohësisht në vendin e parë. Kuqezinjtë fituan 1-0 në Ceki ndaj Sparta Prague, që në fund mbeti me 10 lojtarë. Golin e fitores e shënoi Hauge në pjesën e parë, në 23’.

Në vend të dytë mbeti Lille, që edhe pse u mposht 3-2 në Skoci ndaj Celtic, avancon më tej. Francezët donin kreun e grupit me fitore, por nuk ia dolën. Celtic mori fitoren e parë, duke qetësuar disi tifozët, që po protestojnë për shkarkimin e trajnerit.

Tottenham është një tjetër skuadër e madhe që kualifikohet si kokë grupi. Spurs vuajtën pak në pjesën e parë, por në të dytën shënuan dy gola ndaj belgëve të Antwerp, duke i marrë vendin e parë. Gjithsesi, ekipi mik kënaqet me kualifikimin.

Edhe skuadra tjetër angleze, Leicester, fiton 2-0 në shtëpi ndaj grekëve të AEK dhe kalon më tej si e para. Në këtë grup Braga kualifikohet si e dyta, pas fitores në shtëpi ndaj ukrainasve të Zoryas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN