MENU
klinika

Ja të dhënat paraprake!

Tërmet me magnitudë 5.2 në Turqi

05.12.2020 - 15:02

Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar sot në Turqi, me epiqendër Gazipaşa-n në Antalia, bën me dije Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në vend.

Paraprakisht nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Sipas mediave turke lëkundjet zgjatën për afro 15-20 sekonda. Kujtojmë që Turqia ka qenë një vatër lëkundjesh kohët e fundit.

Vendi u godit nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që u mori jetën 41 njerëzve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si arriti të shpëtojë 3-vjeçarja? Pamjet nga spitali

U nxorr e gjallë nga rrënojat pas 65 orësh nga tërmeti në Turqi