Spanja ka konfirmuar katër raste të variantit më infektues të koronavirusit të identifikuar në Britaninë e madhe, duke u bërë vendi më i fundit evropian që e bën këtë.
Edhe Japonia raportoi të premten vonë se pesë persona janë vendosur në karantinë pasi është konfirmuar se ata janë prekur nga varianti i ri. Të pestë ata kanë hyrë në Japoni para se vendi të vendoste ndalimin e përkohshëm për vizitorët e huaj. Raste të infektimit me këtë variant të ri koronavirusi ka raportuar madje edhe Australia.
Detajet për këtë variant të ri koronavirusi të shfaqur në Angli, u dhanë një javë më parë duke cuar menjëherë në ndalime udhëtimi për britanikët nga dhjetëra vende. Shkencëtarët thonë se varianti i ri është shumë më i transmetueshëm se ai i mëhershëm por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm.