MENU
klinika

Zbardhen detaje e dëshmi të reja

Vrasja e çiftit Pasho/ Kush e ndihmoi Elona Kaleshin?

30.12.2020 - 09:38

Elona Kaleshi ka pasur të paktën një bashkëpunëtore tjetër vajzë në kryerjen e vrasjes së dyfishtë të Shpëtimit dhe Teuta Pashos, bashkëshortëve shqiptarë të vrarë dhe të copëtuar ku ishin vendosur në katër valixhe.

Këto të fundit u gjetën midis 10 dhe 16 dhjetorit të këtij viti në një fushë ngjitur me burgun e Sollicciano.

Njëri nga tre dëshmitarët në pallatin ku ka ndodhur krimi pohon se ka parë të vajzat të dalin nga banesa, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme por me të paktën  një bashkëpunëtore tjetër grua.

Njëra prej tyre, për karabinierët dhe zv. prokuroren Ornella Galeotti, është Elona Kalesha, e arrestuar më 22 dhjetor dhe në atë kohë e dashura e Taulant Pasho, djalit të çiftit të vrarë.

Por nëse Elona kishte vërtet një rol në vrasjen e dyfishtë, një grua tjetër mund ta ketë ndihmuar atë në trasportimin e valixheve.

Për më tepër, askush nuk beson se ish e dashura mund të kishte bërë gjithçka vetëm, madje duke pranuar që Shpëtim Pasho u vra në gjumë me një goditje në fyt.

Gruaja ka shenja dhe hematoma të një rrahje të rëndë, aq sa edhe mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.

Për këtë arsye, prokurorja Galeotti së shpejti do të shkojë  në Zvicër për të marrë në pyetje Taulant Pashon në burgun e Aarau, ku ai po kryen dënimin  për vjedhje. Kjo nuk do të thotë që djali i çiftit të vrarë po hetohet, por ai mund të dinte elementë të dobishëm për rindërtimin e historisë.