MENU
klinika

Disa të rinj mblidhen në Janinë

Vrasja e Rashës/ Protesta edhe në Greqi

15.12.2020 - 10:51

Vrasja e Klodjan Rashës ka shkaktuar protesta edhe në Greqi. Disa të rinj kanë protestuar përpara konsullatës shqiptare në Janinë.

Të rinjtë, pjesë e lëvizjes “Gesture” u mblodhën përpara Konsullatës me banderola të mëdha ku shkruhej shqip dhe në gjuhën greke “Shqipëria dhe Greqia janë shtete policore”.

“Në Shqipëri dhe Greqi kundërshtari është shteti dhe policia”.

Protesta e të rinjve në Janinë zgjati 1 orë.  Gjithashtu janë hedhur edhe fletushka me mbishkrime ku denoncohet vrasja e 25 vjeçarit Rasha nga polici shqiptar.

Në fund të rinjtë hodhën bluzat e tyre në rrugë në shenjë proteste.