MENU
klinika

Dita e katastrofës

Zbulohet në Pompei… një “fast-food” antik!

27.12.2020 - 14:01

       Si një nga pasuritë më të jashtëzakonshme të trashëgimisë botërore UNESCO, Pompei vazhdon të surprizojë botën.

Së fundmi, kanë dalë në dritë pamjet e një dyqani ushqimor ambulant, që tregojnë dy rosa të varura, një gjel, një qen të lidhur dhe që duken sikur janë pikturuar në 3D. Ambienti pothuajse i paprekur i një Termopiumi, një dyqani ushqimesh në rrugë, me pjata të të gjitha llojeve, nga kërmijtë te një lloj “rizoto”, është zbuluar në Pompei.

Një zbulim që kthen një fotogra të pabesueshme të ditës së shpërthimit dhe hap studime të reja mbi jetën, përdorimet dhe ushqimin e pompeianëve.

Ajo që është për t’u habitur është zbulimi në enët e Termopoleve të gjurmëve të ushqimit që shiteshin në rrugë. Ishte zakon i romakëve që të konsumonin jashtë ushqim dhe pije të nxehta. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Pompeit, po studiojnë materialin për të verikuar sesa mund të zgjerohen njohuritë mbi zakonet e të ushqyerit në epokën romake.

“Një fotografi e asaj dite katastroke”, komenton drejtori i Parkut Arkeologjik Massimo Osanna, i cili njofton se: “Do të jetë dhurata e Pashkëve, për vizitorët”.

Ministri i Kulturës Franceschini, vlerësoi frytin e punës në ekip, në Pompei, vitet e fundit: “Një shembull i shkëlqyeshëm, për rimëkëmbjen e vendit”.

Punimet e javëve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe të gjithë mjedisin e tavernës, me banakun e saj të zbukuruar në mënyrë të hollë dhe në formë L-je dhe vazot me mbetjet e ushqimit dhe pjatat e gatuara që romakët i konsumonin në rrugë.

Jo vetëm kaq, po aq i rëndësishëm është zbulimi i eshtrave të dy burrave dhe një skelet qeni. Një nga viktimat, një burrë rreth të 50-ve ishte shtrirë në një ahur në pjesën e pasme të dhomës dhe mund të kishte vdekur nga shembja e papanfigos. Mbetjet e tjetrit u gjetën në një vazo të madhe dheu, përveç njërës këmbë që ishte afër banakut.

Sipas arkeologëve, mbajtja e fshehtë e skeletit të dytë mund të jetë vepër e ekskavatorëve “ndoshta nga shekulli XVII”, të cilët, kishin gërmuar një tunel pikërisht pranë kësaj ndërtese.

Restaurimi është ende në proces dhe puna vazhdon edhe në laboratorë, ku analizat edo të shoqërohen nga të tjera për të mësuar përmbajtjen e enëve të mëdha prej balte dhe për të pasur më shumë informacion mbi eshtrat e viktimave.

Së shpejti, kjo pjesë e gërmimeve të reja, do të jetë e hapur për vizitorët: Pompei është qyteti romak që u fundos nga shpërthimi i Vezuvit, 2 000 vjet më parë (viti 79, pas Krishtit)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur i shikon, duket sikur koha s'ka kaluar kurrë...

“E jashtëzakonshme”, zbulohen në Pompei dy trupa të paprekur


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit