MENU
klinika

Mungojnë pak muaj

Zgjedhjet e 2021 po afrojnë, mijëra qytetarëve iu ka skaduar karta…

31.12.2020 - 19:01

Kur na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021, janë mijëra qytetarë që ende nuk ka rinovuar kartën e ID.

Në total janë 873 mijë qytetarë shqiptarë që iu ka skaduar karta dhe nuk e kanë rinovuar. Në 25 prill do iu skadojë karta e identitetit plot 190 mijë shtetasve.

Për të përfituar gjithë shërbimet, si dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit çdo qytetar me të drejtë vote duhet të ketë një kartë identiteti të vlefshme.

Atyre që tashmë iu ka skaduar ky dokument duhet të nxitojnë të aplikojnë në zyrat e kompanisë koncesionare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN