MENU
klinika

PATJETËR

8 gjërat që duhet të bëni para se të ndërroni telefonin tuaj

17.01.2021 - 11:51

Ndërrimi i telefonit sa qejf, aq edhe peripeci kthehet, sidomos në një kohë kur imitimet apo informacionet bazë të telefonave ndryshohen herë pas here edhe në mënyrë të pakontrolluara.

Të gjithë e kemi provuar blerjen e një aparati celular dhe pas një periudhe të afërt kohore të kemi pasur probleme apo pakënaqësi, të cilat mund t’i shmangim lehtë fare.

Më poshtë po ju tregojmë çfarë duhet të kontrolloni para se të blini një smartphone të ri.

– Memoria
Aparatet celulare kanë dy lloje memories: ROM dhe RAM. ROM – është memoria apo hapësira e programuar për të ruajtur video, foto, lojëra, dokumente apo aplikacione. Ndërsa RAM është memoria, e cila bashkë me procesorin tregojnë shpejtësinë e kryerjes së veprimit nga celulari. Pra, RAM i lartë, shpejtësi e madhe në kryerjen e veprimeve.

– Bateria
Të gjithë ne përdorim disa aplikacione njëkohësisht, cc’ka mund të kthehet në problem nëse bateria nuk është “e shëndetshme”. Prandaj, zgjidhni telefonat me bateri shumë pranë të qënit 100% të shëndetshme dhe 3000mAh.

– Kamera
Të ngrejë dorën kush dëshiron foto sa më të pastra e të qarta… dhe këtë e realizojnë kamerat me rezolucion të lartë. Shumica e telefonave sot kanë kamera që variojnë nga 12MP në 16MP. Prandaj, fokusohuni në pixel-in e kameras, autofokusin dhe nivelin e ISO për të marrë telefonin tuaj.

– Ekrani
Madhësia dhe rezolucioni i ekranit është ndoshta gjëja e parë që vihet re në një telefon. Një ekran që varion nga 5’5 inch në 6 apo edhe më shumë, full HD apo QHD është minimumi i cilësisë së ekranit ku duhet të hidhni sytë.

– Siguria/Shërbimet Extra
Siguria apo shërbimet extra si sensorët e gishtave a syve, hapja me skanimin e fytyrës janë disa prej shërbimeve të sigurisë që duhet të jenë patjetër në listën e shërbimeve që duhet të ketë telefoni juaj.

– Cilësia e materialit
Tregu i telefonave celularë është sa i larmishëm aq edhe konfuzues (njerëzit kanë gjetur edhe telefona të bërë vetëm nga xhami). Telefonat e bërë nga metali apo me bazë plastike janë më rezistente edhe nëse bien nga 600-1000 centimetra.

– Të shkoni në MediaAlert
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, vendi ku do të blini telefonin tuaj celular është.

MediaAlert ju mundëson telefona celularë me të gjitha parametrat që përmendem më lartë, por jo vetëm. Që prej celularëve me rezolucion të kameras ultraHD apo me RAM mbi 8GB, shumë lehtë mund të gjeni të preferuarin tuaj pa u lodhur dhe me garanci të kënaqshme.

Kështu, jo vetëm që do të keni në duar telefonin tuaj të preferuar, por do të jeni të qetë për një kohë të gjatë nga mendimet nëse bërë zgjedhjen e duhur apo jo. Sepse MediaAlert ka gjithmonë zgjidhjet e duhura për ju!

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”