Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve. Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë.
Më poshtë ju sjellim disa nga simptomat më të zakonshme të çekuilibrit hormonal që mund të ndikojnë në pamjen tuaj sipas “Bright Side”:
9. Aknet
Shpërthimet e akneve mund të jenë rezultat i kujdesit jo të duhur të lëkurës, një diete të paekuilibruar ose ciklit menstrual.
8. Pesha e tepërt
Shumë njerëz luftojnë me peshën e tyre gjatë gjithë jetës së tyre, duke iu rezistuar dëshirave për ushqim dhe duke bërë sport, problem ky që mund të vijë si pasojë e crregullimit të hormoneve.
7. Lodhja
Lodhja kronike mund të jetë një shenjë se hormonet tuaja nuk janë në ekuilibër. Edhe ata që flenë 8 orë mund të duken vazhdimisht të lodhur. Një nivel i lartë i progesteronit mund të jetë fajtor për këtë. Një test i thjeshtë i gjakut do të ndihmojë për të matur përqendrimin e progesteronit në gjakun tuaj.
6. Djersitje
Djersitja e tepërt nuk ka të bëjë gjithmonë me çrregullime hormonale. Sidoqoftë, duhet të kontrolloni nivelet e hormoneve nëse djersitja shoqërohet me nxehje të papritura.
5. Rrathët e errët nën sy
Asgjë nuk do t’ju ndihmojë për të mbuluar rrathët e errët nën sytë tuaj nëse flini vetëm 3 orë në ditë. Gjumi shpesh duket të jetë një luks i papërballueshëm kur hormonet tuaja janë në lëvizje. Pagjumësia kronike mund të jetë rezultat i mungesës së testosteronit tek burrat dhe progesteronit tek gratë.
4. Depresioni
Depresioni mund të jetë një tjetër simptomë e çekuilibrit hormonal. Ankthi dhe depresioni mund të ndodhin pak para ciklit menstrual të një gruaje, gjatë shtatzënisë dhe në menopauzë. Në rastin e sulmeve më të shpeshta të ankthit, flisni me një mjek të fushës.
3. Ndryshimet e gjirit
Një nivel i ulët i estrogjenit mund ta bëjë indin e gjirit tuaj më pak të dendur. Një nivel i lartë i këtij hormoni mund të shkaktojë gunga ose ciste. Nëse vëreni ndryshime të gjirit ose ndjeni një gungë në gjoksin tuaj, mos vononi të konsultoheni me një mjek.
2. Rënia e flokëve
Rënia e tepërt e flokëve është një nga simptomat më të zakonshme të çekuilibrit të një hormoni. Edhe nëse shampot më të mira nuk ndihmojnë në zvogëlimin e sasisë së flokëve të mbetura në krëhërin tuaj, duhet të testoni nivelet e hormoneve tuaja.
1. Qime të padëshiruara
Ndërsa disa gra po përpiqen të ndalojnë rënien e flokëve, të tjera janë duke kërkuar mënyra për t’i hequr qafe ato. Qimet e errëta në gjinj, fytyrë, duar ose pjesë të tjera të trupit ku normalisht mungojnë mund të tregojnë se keni probleme serioze hormonale.