MENU
klinika

Studimi

A e dinë bakteret sa është ora?

22.01.2021 - 10:33

Ora biologjike është ai mekanizëm që rregullon ritmet e jetës së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, jo vetëm gjatë ditës, duke ndihmuar trupin tonë të kuptojë se kur është ditë dhe kur është natë dhe duke vendosur të ashtuquajturat ritme cirkadike, por edhe gjatë rrjedhës të vitit, për shembull duke u sinjalizuar kafshëve kur është koha për t’u bërë letargjik ose migruar. Ndërsa studimet e mëparshme kishin treguar tashmë se cianobakteret, bakteret fotosintetike që prodhojnë glukozë, kanë orë të brendshme biologjike, deri më tani asgjë nuk dihej për bakteret jo-fotosintetike.

Një studim i botuar në Science Advances ka mbushur këtë boshllëk, duke zbuluar se edhe bakteret jo-fotosintetike rregullojnë aktivitetin e tyre molekular bazuar në një orë të brendshme: një zbulim që mund të ketë efekte pozitive të habitshme në administrimin e terapive dhe madje edhe në kontrollin biologjik të dëmtuesve të kulturave, në bujqësi.

GJENET DHE CIKLET. Studiuesit analizuan bakterin Bacillus subtilis, i quajtur zakonisht bacili i kullotës, duke u përqendruar posaçërisht në dy gjene: ytvA, receptorin e dritës blu dhe enzimën KinC, e cila shkakton formimin e biofilmave dhe sporeve në bakter. Studiuesit më pas vëzhguan sjelljen e dy gjeneve në një situatë errësire totale, duke e krahasuar atë me një situatë të alternimit dritë-errësirë ​​(12 orë për secilën fazë): doli që nivelet e dy gjeneve u rritën gjatë errësirës dhe ulen gjatë dritës, duke ndjekur cikle të ngjashme me ritmet tona cirkadike, dhe se ciklet respektoheshin edhe gjatë 24 orëve të errësirës totale, duke demonstruar ekzistencën e orëve “të brendshme” për bakteret.

Gjenet gjithashtu janë treguar të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës, dhe jo në një mënyrë “mekanike”, duke reaguar ndaj ndryshimit të thjeshtë të momentit të temperaturës, por duke ndjekur një ritëm të diktuar nga ora e tyre biologjike. “Ne kemi zbuluar për herë të parë që edhe bakteret jo-fotosintetike e dinë se sa është ora”, shpjegon Martha Merrow, udhëheqësja e studimit. «Ata i përshtatin aktivitetet e tyre molekulare në fazat e ditës, duke kapur ciklet në dritë ose në temperaturën e ambientit».

Megjithëse mund të duket për jo-ekspertët një zbulim “i ngrohtë” dhe jo shumë i dobishëm në jetën e përditshme, nuk është aspak i tillë. Sipas studiuesve, rezultatet e këtij studimi mund të kenë implikime jo vetëm në fushën mjekësore por edhe bujqësore, meqenëse ky bacili përdoret (gjithashtu) si një fungicid në të korra: “Të jesh në gjendje të programosh orën biologjike të këtij bakteri”, shpjegon Ákos Kovács, një nga autorët e studimit, “Kjo do të kishte gjithashtu pasoja në fusha të ndryshme të bioteknologjisë.” (Focus-SCAN)

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”