“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A shkakton kafja kancer?
Mjeku: Jo, sugjerojnë disa shkencëtarë dhe të dhëna shkencore. Madje disa studime sugjerojnë se kafja mund të mbrojë shëndetin.
“Minimumi, kafja është neutrale. Madje, ekszitojnë të dhëna për përfitimet e kafes kundër kancerit”, thotë dr. Edward Giovannucci, ekspert i ushqyerjes tek Shëndeti Publik i Shkollës së Harvardit.
Para dy vitesh, Agjencia e Kancerit tek Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi kafen nga lista e karcinogjeneve të mundshme”. Problemi nuk qëndron tek kafja, por tek një përbërës i quajtur acrylamide (ah-KRILL-ah-mide) që prodhohet kur piqen bathët. Agjencitë shtetërore e kanë konsideruar këtë kimikat karcenogjen duke u bazuar tek kërkimet e kryera tek kafshët.
Ky kimikat absorbohet ndryshe nga njerëzit dhe kafshët, prandaj lidhja e tij me njerëzit nuk dihet. Një studim i kryer në vitin 2016 nga 23 shkencëtarë të rekrutuar nga OBSH zbuloi se kafja nuk shkakton kancer të gjirit, prostates ose pankreasit, madje mund të ulë rrezikun për kancerin e mëlçisë dhe mitrës. Të dhënat ishin të pamjaftueshme për të përcaktuar efektin e saj tek dhjetra llojet e tjera të kancerit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.