MENU
klinika

Takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile

Ambasadroja Kim: Kryetarët e partive të verifikojnë kandidatët dhe të sigurojnë lista të pastra

30.01.2021 - 11:00

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe bashkë me ta ka shprehur shqetësimin për lista të pastra në 25 prill.

Kim dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë rënë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.

“Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.

Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë. Ambasadorja tha se ashtu si në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Europës, edhe Shqipëria përfiton nga një shoqëri civile aktive”, njofton Ambasada Amerikane.