MENU
klinika

NBA

Anulohen 2 ndeshje të tjera, marshojnë Clippers

18.01.2021 - 11:47

Anulohen edhe dy ndeshje të tjera në NBA si pasojë e pandemisë Covid-19: Oklahoma-Philadelphia dhe Washington-Cleveland, duke e çuar në 14 numrin e takimeve të anulluara deri më tani, që nga nisja e sezonit 2020-2021. Një situatë e pritshme në NBA, duke parë që pandemia në Amerikë është ende më ritme të larta.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e NBA-së nuk kanë ndërmend të ndalin përkohësisht kampionatin, siç ishte përfolur, por të vazhdojnë, duke respektuar dhe shtuar masat anti-Covid.

Interesant fakti se ndeshja Oklahoma-Philadelphia u ndal 90 minuta para se ajo të niste, kur skuadrat sapo kishin dalë në parket për nxemjen. Asnjëra nga dy skuadrat nuk kishte probleme me koronavirus, por vendimi u mor për një arsye tjetër.

Skuadra e Philadelhia vinte nga ndeshja me Memphis luajtur të shtunën, ku dje doli pozitiv një lojtar. NBA deklaroi se përparësi ka shëndeti i lojtarëve, ndaj vendosi ta anulojë ndeshjen e Philadelphia.

Ndërkohë, Los Angeles Clippers ngjit shkallët e renditjes në Perëndim pas fitores 129-96 ndaj Indiana, duke u bërë ndjekësja më e afërt e Lakers. Takim i dominuar nga kalifornianët, ku George, Kennard dhe Morris realizuan nga 20 pikë secili.

Pa probleme fiton ekipi i New York, që mposhti 105-75 Boston në fushën e këtij të fundit. Randle ishte më i miri në fushë, me 20 pikë e 12 rebound. Fiton edhe Chicago, që mposhti 117-101 Dallas, një rezultat surprizë. Për Bulls u dallua Markkanen me 29 pikë e 10 rebaund, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët, 16 rebound e 15 asist për Dallas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN