MENU
klinika

NBA

Durant-Harden dhurojnë spektakël, ngjiten Nets

17.01.2021 - 12:20

Kevin Durant dhe James Harden kanë luajtur ndeshjen e parë së bashku te skuadra e Brooklyn Nets dhe që fillim kjo dyshe ka dhuruar spektakël, duke realizuar 74 pikë së bashku në fitoren 122-115 ndaj Orlando Magic.

Durant realizoi 42 pikë, ndërsa Harden bëri “triple-double” me 32 pikë, 12 rebound dhe 14 asiste, duke bërë të pavlefshme 34 pikët e Vucevic për Magic.

Me këtë sukses Nets ngjiten në vendin e pestë në Konferencën e Lindjes, pasi ishte fitorja e tretë radhazi. Më në fund, Toronto Raptors bën dy fitore radhazi, por është larg zonës play-off.

Në Perëndim spikati fitorja e San Antonio Spurs ndaj Houston Rockets, me rezultatin 103-91. Pas largimit të Harden nga Rockets, këta të fundit nuk po gjejnë më ritmin dhe këtë vit do ta kenë të vështirë për të hyrë në 8-she.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN