MENU
klinika

Nën hetim dhe 4 persona të tjerë

Arrestohet sanitarja që zhvati qytetaren dhe i la nënën të vdiste

13.01.2021 - 09:43

Ka rënë në prangat e policisë Tire Alldervishi, sanitare te Spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ajo është arrestuar pas një  denoncimi nga vajza e një ish-pacienteje te ky spital, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Sipas vajzës së të ndjerës, Tirja i merrte asaj lekë duke u hequr si infermiere dhe ia shpërndante mjekëve dhe infermierëve të tjerë, por nuk i bënin shërbim pacientes.

Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion,” njofton policia.

Sanitarja Tire Alldervishi

Screenshot_4.png

Nga Skënder Minxhozi

Berishizmi në katedër

"Logjika kush vjen i pari, i shërbehet në fillim funksionon vetëm te kasapi, jo në…"

Mbretëria e Bashkuar dhe BE përplasen për vaksinën ‘AstraZeneca’

"Pipero u infektua se organizmi s’ka antitrupa pas..."

Mutacioni i Covid, Bino: Tek ne nuk ka deri tani!

Analizohen 3 mijë mostra të Covid-19

Rritja e infektimeve tek moshat e reja në Shqipëri