MENU
klinika

Nga Mitro Çela

Artistët jashtë skenës

02.01.2021 - 16:56

-Mihallaq Luarasi. Edi Luarasi. Minush Jero-

1.Në vjeshtën e vitit 1968 isha student. Kisha miqësi me Vangjush Furxhi.

Një ditë  mora “dy gisht leter” .

-Mitro! Në se do të “shijosh” teatër. Eja në Korçë.

Brenda zarfit një fletë palosje.

Dramë  :”Njolla të murrme”. Autor: Minush Jero. Regjizor Mihal Luarasi. Në role Edi Luarasi, Vangjel Furxhi etj.

Duke pasur një motër të martuar në Maliq vendosa:

Një rrugë e dy punë.

Duke parë Edi Luarasin në skenë, mu kujtua Brixhit Bardo!

2.Viti 1969. Festivali Kombëtar i Teatrove. Në skenë “Njollat e murme” nga teatri “Çajupi” – Korçë.

Në llozhë Mehmet Shehu me Ramiz Alinë. Ra sipari. Kryeministri i bëri duart “gjak”. Ishte çudi për një kryeministër nursës.  Pas shfaqes, mblodhi  aktorët. I përqafoi dhe tha një metaforë:

-Gol i artë, në minutën e 90-të.

Me këtë metaforë, juria i dha çmimin e parë dramës. Regjizorit. Aktores.

3.Fituesit qëndruan disa ditë  Tiranë. Kryeministri e kishte bindur shokun Enver, për të parë: “Këtë mrekulli”.

Në llozhë u ul  shoku Enver.

Ra sipari. Shoku Enver përplasi duart. Ftohtë. U largua duke thënë: “Përgëzoni aktorët.”

Në shtëpi lexoi dramën. Rrudhi buzët dhe tha:

-Një dramë e gabuar. Herojtë  pozitivë në periferi. Në  qendër  mentaliteti mikrobotgjez.

…Mbledhje e Byrosë Politike. Drama dhe autori ne “gijotinë”. Për aktorët: goditje me pambuk…

4.Në vitet ‘70-të në skenë doli Todi Lubonja. Liberal. Mik i Ramiz Alisë. Ftoi në Korçë Mirush Jeron. Folën. Thurën plane; këshilla dhe Minushi shkroi një dramë të re. “Të pamposhturit”.

Drama u vu në skenë…Dhe autori u rehabilitua.

5.Në vitet ‘70-të Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe Ramiz Alia e kthyen teatrin në “ring” mes regjizorëve. Lanë te zhvillohen dy shkolla:

Mihallaq Luarasi,  i shkolles Breht. Normale. Student në Hungari.

Kujtim Spahivogli i shkollës Stanisllavski. Normale. Student në Bashkimin Sovjetik.

-Le të lulëzojnë 100 lule,- thoshte Ramiz Alia me humor.-Duke bëre ironi me një nga teoritë e Mao Ce Dunit.

…Dy vjet në von. Festivali i 11-të në RTSH….

Kaq u desh dhe Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Mihal Luarasi, Minush Jero, Sherif Merdani etj- në burg. Kujtim Spahivogli në fshat. Sheri Mita në Berat. Pirro Milkani, Piro Mani, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo në edukim…

Vetëm Ramiz Alisë nuk i “hyri gjëmb në këmbë.”

5.Shënim i Parë.

Aktorja: Edi Luarasi.

Lindi në Tiranë, në vitin 1940.

Në vitet ‘50-73 ishte një nga femrat më të famshme në Shqipëri. Seksi. Rebele. Moderne. Estravagante.

E nisi karierën si kengëtare. Në skenën e estradës këndoi me motrën. Dhe “Motrat Mirdita”- në Tiranë – si “Motrat Kesler” në Gjermani e Itali.

La këngën për teatrin.

Një ditë u fut në hollin e hotel “Dajti”. Pa një djalë.

E tërhoqi bukuria? Jo. Mënyra si kishte lidhur shallin.

Ishte Mihallaq Luarasi. Sa ishte kthyer nga Budapesti. Ishte regjizor.

Kur Edi e kishte harruar, Mihallaqi shkoi ne estradë. E ftoi Edin të luante në skenë?…Disa herë…Ai e nxiti të vazhdoi shkollë për aktore.

Një ditë ajo e ftoi në shtëpi. E ëma e pyeti:

-Je i zoti ta bësh zap Edin?!

Martesa. Dy fëmijë: djalë e vajzë.

Dhe erdhi lumturia në qiellin e 7-të.

Festival i teatrove.

Kujton Edi:

-Kryeministri. Shtroi një darkë për trupën e teatrit në Shtëpinë e Oficerëve. Vendi im? Në krah të Mehmet Sheut! Më zunë ethet.

-Çfarë ke?-Më pyeti ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti.-Ishte aty. Ruante nga helmimi kryeministrin?!

-Nuk mund të rri pa pirë cingare?

-Mos! Po të pa shoku Mehmet duke pirë, ta shuan cingaren në lule të ballit?!

Zgurdullova sytë…

Pas 4 viteve burri im u dënua me 8 vite burg. Pas 12 viteve: kryeministri vrau veten. Ministri Llambi Ziçishti u pushkatua?!

Ironi e fatit?!

…Burri në burg. Edi në shtëpi. Me dy fëmijë. Punonte në rrobaqepsinë ushtarake. Pak para.

(Herë pas here i vinte një zarf.  Pa adresë. Brenda asnjë shënim. Vetëm lekë. Enigmë. Në vitin 2000 krejt rastësisht i thotë Bebi Kristidhi:

-Zarfet i dërgoja unë! Me frikë, zarfin e hidhja në një kuti poste larg shtëpisë. )

Gjeti një makinë. Qepte me “lepurin në bark” në shtëpi. Puna private ishte herezi.

Nga puna “makina u lodh”. Ju këput një vegël. Gjeti një usta. E rregulloi.

-Sa lekë?

-Nuk dua para. Kur të luash në teatër dua dy bileta falas.

Profecia e ustait u bë realitet. Në vitin 1992 Edi Luarasi u kthye në teatër….

Shënimi i dytë.

Regjizori: Mihallaq Luarasi.

U godit si me “pambuk” nga partia si regjizor në teatër.

Por lideri luante. Priste që regjizori të gabonte. Ishte i sigurtë. Dhe i erdhi dita.

Festivali i 11-të në RTSH.

Festival ndryshe. Këngë pa parti. Këngëtarë që imitonin në skenë Adriano Çelentanon. Bitellsat. Rafaela Kara.

Rinia në sallë: në delir!

Shoku Enver pyeti të bijën, Pranverën:

-Si të duket festivali?

-Imitim i Sanremos?!

Partia bëri strategjinë. Mbledhje. Debate të ashpëra. Dënime të egra.

Pastaj vija e masave:

Populli thuri letra kundër festivalit. E para u shkrua nga kooperative bujqësore e Krutjes. Pastaj nga e gjithë Shqipëria.

Mihallaqi u arretua. Në dhjetor 1973 gjyqi. Pas burgut – bojaxhi.

Viti 1992. Përsëri regjizor. Mik me Presidentin e Hungarisë-A. Goncz ( 1990-2000). Në vitin 1997, kur në Shqipëri mbretëronte kallashi, Presidenti e ftoi regjizorin të jetonte në Budapest. Familjarisht ndënjën dy-tre vjet. Disa kohë u shtrua në spitalë.

Vdiq në vitin 2017.

Shënimi i tretë.

Autori.

Minush Jero.

Punonte aktor në Durrës. Shkëlqeu dhe u rrëzua në Korçë.

Në vitin 1973 dramaturgu u dënua me 8 vjet burg. Nga burgu punëtor në fabrikën e gomës-Durrës.

Në vitin 1993 takohet në Durrës me regjizorin francez Domenic Dolenie. Ai vuri në skenë, në Paris, dramën e tij.

Bën një aksident. 8 vjet nuk dolli nga shtëpia. Shkroi para vdekjes dramën:”Një hap para vdekjes”…

Vdes në vitin 2006. …

I harruar…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit