MENU
klinika

"Nevojitet patjetër edhe vaksina e dytë"

BioNTech/Pfizer kundër shtyrjes së dozës së dytë

05.01.2021 - 16:03

Kompania farmaceotike, BionTech që ka prodhur vaksinën Pfizer është shprehur se nuk ka të dhëna që mbështesin sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit, nëse doza e dytë shtyhet më shumë se tre javë.

Kompania është shprehur se të dhënat klinike tregojnë se efikasiteti i vaksinës 95%, bazohen në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh.

Ky reagim nga kompani ka ardhur pasi, Danimarka ditën e djeshme ka thënë se doza e dytë pë ata që janë vaksinuar do ta marrin deri në gjashtë javë.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të presë deri në 12 javë deri sa të japë dozën e dytë.

“Vendimet për regjimet alternative të dozimit u përkasin autoriteteve shëndetësore, por ne besojmë se doza e dytë nevojitet për të siguruar mbrojtje maksimale kundër sëmundjes”, tha kompania BioNTech.