MENU
klinika

Flet për herë të fundit si Ministër i Jashtëm

Cakaj rendit arritjet në dy vite: Shqipëria ka qenë ëndërr historike…

05.01.2021 - 08:46

Gent Cakaj ka folur për herë të fundit si ministër i Jashtëm në detyrë. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj rendit arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

Cakaj u shpreh se për të, Shqipëria ka qenë një ëndërr historik. Ai garantoi ministren e re se do te jape kontributin e tij ne diplomacione shqiptare.

“Shqipëria ka kryer të gjitha detyrat në kuadër të procesit të Berlinit. Shqipëria ka një lidership të shtuar në organizatat rajonale.

Kemi bërë një punë voluminoze në procesin e integrimit evropian. Është marrë vendimi për çeljen e negociatave. Unë jam i lumtur që Xhacka do ti prijë delegacionit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare

Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE. Kjo ka lënë gjurme edhe në vetë funksionimin e organizatës. Shqipëria posedon një plan të qartë sa i përket këshillit të sigurimit. Përmbyllëm projektet e –visa. Kjo e bën Shqipërinë më të qasshme ndërkombëtarisht.

Angazhimi im për Shqipërinë do të vazhdojë.

Unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri. Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historik. Unë do ta mbaj dhe në çfarëdo cilësie që do të më gjejë e nesërmja. Dua ti them farë hapur që unë nga sot, do të jem mbështetësi juaj, që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptarë”, tha Cakaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN