MENU
klinika

1 maji dita ndërkombëtare e punëtorëve

Mësuesit marshojnë me pankarta drejt Ministrisë së Arsimit

01.05.2024 - 10:11

Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Në të gjithë botën 1 Maji është një ditë proteste për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre në punë.

Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës dhe kanë zgjedhur të protestojnë. Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla “Të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta”.

“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri. Ne, Sindikatat e Arsimit kemi kërkuar në të gjitha takimet qe kemi bërë që pa një buxhet 5 % të GDP për arsimin, nuk mund të ketë arsim cilësor në Shqipëri pa mësues të mirëpaguar.

Nëse nuk ka paga dinjitoze atëherë profesioni i mësuesit nuk do të jetë profesion i kërkuar nga të rinjtë. Ata që shkojnë në degën e mësuesisë janë ata me nota më të ulta”, tha një përfaqësuesi i sindikatës.

Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, ndërsa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres që të reflektojnë. Ata shprehën se në të kundërt në tubimi tjetër do të jetë edhe më masiv.

“Zbatoni kontratën kolektive. I jepni mësuesve 10 muaj transport jo 9, nuk mund të ikim me paratë tona. Transporti të jetë në masën 100 përqind. Financoni arsimin publik ndryshe nuk ka arsim cilësor”, u shpreh një prej tyre.

“Kërkojmë reflektim të shpejtë të kërkesava tona. Në të kundërt në tubimin tjetër do jemi shumë më shumë se kaq, nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka deklaruar një tjetër.

Pjesëmarrësit në tubim u shprehën se ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një nga tre prioritetetit të kësaj qeverie.

“Nëse ministria nuk bashkëpunon, kontratat kolektive na mundëson përshkal;lëzimin me protesta dhe greva, të pjesshme apo të përgjithshme. Jmei në pritje deri në shtator”, tha Bashkim Sele, kryetari i seksionit sindikal të Durrësit.