MENU
klinika

22 në total

Caktohen oraret fiks dhe datat e garave të Formula 1

29.01.2021 - 14:11

Organizatorët e Formula 1 azhornuan edhe njëherë tjetër kalendarin e sezonit të ri, duke e publikuar me oraret përkatëse. Siç u bë e ditur disa ditë më parë të gjitha garat do të nisin në orar fiks dhe jo me 10 minuta shtesë që ka ndodhur që nga viti 2018.

Ky vendim u mor asokohe sipas modelit amerikan të disa sporteve, ku gjatë 10 minutëshit transmetoheshin reklama të sponsorëve kryesorë. Sipas një sondazhi te shumë tifozë kjo u duk u mërzitshme, ndaj FIA riktheu orën fiks. Janë disa orare të ndryshme, sipas vendit ku zhvillohet gara.

Në shumicën e garave në Europë orari do të jetë 15:00. Nga 22 në total, 9 gara do të startojnë në këtë orë: pikërisht në Imola të dhe Monza Italisë, Barcelona të Spanjës, Montecarlo të Monaco, Le Mansh të Francës, në Zeltweg të Austrisë, në Budapest të Hungarisë, Spa të Belgjikës, në Zandvoort të Holandës.

Katër gara do të startojnë në orën 14:00: në Rusi, Azerbajxhan, Singapor dhe Abu Dhabi. Dy gara do të zhvillohen në orën 17:00: në Bahrein, që është edhe gara e parë më 28 mars dhe Arabinë Saudite.

Dy gara në orën 21:00: Në SHBA dhe Meksikë. Po dy gara në orën 7:00 të mëngjesit: Në Japoni dhe Austali. Ndërsa në Kanada, Brazil dhe Angli kemi orare të tjera, përkatësisht në orën 20:00, 18:00 dhe 16:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pandemia po ndikon sërish

Ndryshon përsëri kalendari në Moto GP