MENU
klinika

Formula 1 ndryshon orarin

Vjet u “dogjën” 25 mln euro, ndaj u shty gara e Australisë

22.01.2021 - 13:43

Organizatorët e garës së Australisë në Formula 1 deklaruan se shtyrja e garës nga marsi për në nëntor për shkak të pandemisë Covid-19 ishte i detyrueshëm, për të mos e anuluar sërish këtë garë, ashtu sikurse ndodhi vjet.

Anulimi i garës së Melbourne për vitin 2020, vetëm pak orë para fillimit të provave zyrtare, ishte një goditje e rëndë financiare dhe morale për organizatorët. Sipas drejtuesve të pistës së Australisë, u dogjën 25 milionë euro vitin e kaluar, ndaj këtë vit, për të mos u përsëritur ajo që ndodhi vjet, u vendos që gara të spostohej në nëntor.

Deri në fund të vitit shpresohet që situata me pandeminë të jetë përmirësuar ndjeshëm edhe falë vaksinave dhe majde shpresohet që të ketë edhe në spektatorë.

Ndërkohë, krerët e Formula 1 kanë zyrtarizuar orarin e garave. Të gjitha do të nisin në orën fiks dhe jo më 10 minuta me vonesë, siç ka ndodhur sezonet e fundit. Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, tha se këtë sezon garat do të nisën në orën e plotë, pra në 14:00, 15:00 apo 17:00.

Kjo shtyrje e garës me 10 minuta ndodhi për të lejuar reklamat të jepeshin në televizione, duke iu referuar modelit amerikan të sportit. Por tashmë Formula 1 i është rikthyer traditës me orën fikse dhe për këtë ishin dakord të gjitha skuadrat dhe palët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse britaniku nuk pranon kushtet

Mercedes stoik, ka gati zëvendësin e Hamilton