MENU
klinika

Formula 1

Anulohen testet në Barcelonë, zhvendosen

20.01.2021 - 13:26

Testet e para në Formula 1 do të zhvillohen në pistën e Sakhir në Bahrein, nga 12 deri më 14 mars. Testimi i makinave për vitin 2021 ishte planifikuar fillimisht në Barcelonë në fillim të marsit, por u anuluan pas shtyrjes së Grand Prix të Australisë, që ishte edhe gara e parë e Botërorit 2021.

Sezoni fillon në Bahrein në 28 mars. Asnjë datë e re nuk është caktuar për Çmimin e Madh Kinez, i planifikuar për në Prill, i cili gjithashtu është shtyrë, ndërsa vitin e kaluar u anulua. Testet janë reduktuar në vetëm 3 ditë nga 6 të tilla. Kjo jo vetëm nga rreziku i pandemisë, por edhe për të ulur kostot, sidomos te skuderitë me buxhet jo të madh.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, paralajmëron të gjitha skuadrat e Formula 1 se edhe ky vit nuk do të jetë normal. Ai përmend modifikimet e orës së fundit që ndodhën vitin e kaluar, ku kampionati nisi në korrik si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sipas Todt, sinjalet e para janë dhënë dhe mund të ketë spostime të tjera të garave të kalendarit të këtij viti. Megjithatë, kreu i FIA-s është shpresëplotë kur thotë që në gjysmën e dytë të vitit në Formula 1 do të ketë tifozë, edhe pse ndoshta me një numër të reduktuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse britaniku nuk pranon kushtet

Mercedes stoik, ka gati zëvendësin e Hamilton