MENU
klinika

Vaksina anti-Covid/ "Do të mjaftonte të jepte 1000 doza në javë për Shqipërinë..."

Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë

03.01.2021 - 16:10

Gazetari Carlo Bollino mendon e vendi i tij i origjines duhet te kujtohet per Shqiperine, e cila e ndihmoi ne momentet me te veshtira ne perballimin e vales se pare te pandemise, e cila kishte gjunjezuar Italine!

Përmes një statusi në Facebook Ai ka kërkuar që Italia të rikthejë solidaritetin që Shqipëria i dha asaj kur pandemia e kishte ‘gjunjëzuar’ para 10 muajsh.

Bollino shkruan se tashmë Itali duhet t’i vijë në ndihmë Shqipërisë me vaksinat, e cila përfiton mbi 450 000 doza çdo javë.

Sikur 1000 doza të jepeshin për Shqipërinë çdo javë, shkruan Bollino, Italia do të tregonte se fjala solidaritet dhe mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie!

“Në muajin mars, kur Italia ishte në kulmin e emergjencës Coronavirus, Shqipëria vuri në dispozicion 30 mjekë dhe infermierë duke përfituar nga disponibiliteti i burimeve profesionale të papërdorura në frontin e pandemisë.

Dhjetë muaj më pas, Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, që i jep prioritet vendeve më të pasura (në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian), ka mbetur ende pa vaksina. Dhe do t’i duhet të presë akoma 3 javë për të marrë dozat e para.

Ndërkohë më të brishtët vazhdojnë të vdesin. A nuk do të ishte ky momenti që Italia të shkëmbente në mënyrë konkrete dhe të prekshme solidaritetin e marrë dhjetë muajve më parë?

Italia ka marrë mbi 450.000 doza vaksinash në javë, por deri tani ka mundur të bëjë më pak se 10%. Do të mjaftonte të jepte 1000 doza në javë për Shqipërinë, për të filluar imunizimin që tani të personelit mjekësor, të mësuesve, të policëve, të moshuarve…

Do të ishte vërtetë shumë bukur të zbulonim se fjala solidaritet dhe fjala mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie!”, shkruan Bollino në rrjetin social.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parashikimet e epidemiologut të njohur

“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”