MENU
klinika

Simptomat, Faktorët predispozues dhe Trajtimi

Çfarë është tiroiditi kronik?

17.01.2021 - 13:21

Përse ndodh Tiroiditi Hashimoto?

Është ende e panjohur ekzaktësisht se përse fillon tiroiditi Hashimoto, por ndërkohë ekzistojnë një sërë faktorësh që mendohet se ruajnë rolë në shfaqjen e kësaj sëmundje, ku si të tillë mund të përmendim:

Faktori genetik:

Mendohet të ketë një predispozitë gjenetike të shfaqjes së sëmundjes. Personat që preken nga tiroiditi kronik Hashimoto zakonisht kanë pjesëtarë të ngushtë të familjes që vuajnë nga Hashimoto apo sëmundje të tjera autoimmune.

Faktori Hormonal:

Mendohet se hormonet seksuale luajnë një rol në shfaqjen e tiroiditit Hashimoto, të cilat duket se kanë influencë në faktin që Tiroiditi Hashimoto haset rreth 7 (shtatë) herë më shpesh gratë sesa tek meshkujt. Për më tepër disa femra shfaqin probleme me tiroiden gjatë vitit të parë pas lindjes. Tiroiditet pas lindjes (post partum) mund të zhduken me kalimin e kohës, por rreth 20% të këtyre grave mund të zhvillojnë tiroiditin Hashimoto vite më vonë.

Marrja e tepërt e jodit:

Në individë të caktuar marrja  e tepërt e jodit mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tiroides

Ekspozimi ndaj rrezatimit:

Rezatimi qoftë ai i përdorur për trajtimin e sëmundjeve të caktuara ose dhe të aksidenteve të ndodhura si psh shpërthimin nuclear të Ҫernobilit shtojnë riskun për të shfaqur sëmundje të tiroides tek personat që janë ekspozuar në rrezatim

Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje:

Simptomat e Hashimotos mund të variojnë nga të lehta, në fillimet e sëmundjes ose mund t’i duhen edhe vite për t’u shfaqur. Zakonisht shenja (simptoma) e parë e kësaj sëmundje është një enjtje ose zmadhim në pjesën e përparme të qafës që njihet si strumë, por mund të ketë edhe raste kur nuk ka ndyshime të përmasave të tiroides. Në raste të caktuara kur përmasat e tiroides janë të mëdha mund të shoqërohet edhe me vështirësi në gëlltitje. Simptoma të tjera shoqëruese të tiroidit Hashimoto janë:

  • Shtim në peshë
  • Lodhje
  • Zbehje ose fryrje në fytyrë

Dhimbje të muskujve

  • Kapsllëk
  • Ndjesi të ftohti (paaftësi për t’u ngrohur)
  • Vështirësi për të mbetur shtatzënë
  • Rënie e flokëve, flokë të brishtë
  • çrregullime të ciklit menstrual ose shtim të fluksit menstrual (menometroragji)
  • Depresion
  • Ngadalësim i ritmit të zemrës (bradikardi)

Duke qenë se simptomat e Hashimotos mund të jenë të ngjashme me sëmudje të tjera është e këshillueshme që në cdo rast të konsultoheni me mjekët specialistë.

Si të trajtojmë Hashimoton

Tiroiditi kronik Hashimoto është një sëmundje që trajtohet me medikamentë që zevendësojnë hormone e tiroides, duke bërë të mundur rregullimin e niveleve të hormonove të tiroides dhe rivendosjen në normë të metabolizmit të organizmit.

Doza e saktë e medikamenteve që duhet të merrni vendoset nga mjeku specialist endokrinolog pasi për të vendosur mbi dozën e saktë mjeku vlerëson paraprakisht një sërë faktorësh të tillë si:

  • mosha
  • pesha
  • stadi i hipotiroidizmit
  • bashkëekzistencën e problemeve të tjera shëndetësore
  • nëse personi merr medikamente të tjera që mund të ndërveprojnë me mjekimin e tiroides

Meqënëse troiditi kronik Hashimoto është një patologji kronike e tiroides ju duhet te jeni nën ndjekjen e mjekeve në vazhdimësi. Pas fillimit të trajtimit mjeku do t’ju kërkojë kryerjen e analizave laboratorike për t’ju udhëzuar për sasinë e trajtimit në vazhdim dhe përcaktimin e kontrollit të radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN