MENU
klinika

Mbesa e tij

Çfarë mësuam për familjen e Biden nga Instagrami i Naomit?

23.01.2021 - 11:12

Padyshim, 20 janari, ishte një ditë e madhe për Joe Biden, pasi ai u betua si presidenti i 46-të i SHBA.

Sidoqoftë, sytë tanë nuk mund të mos përhumbeshin te mbesat e tij (Naomi, 27 vjeç, Finnegan, 22 vjeç, Maisy, 20 vjeç dhe Natalie, 16 vjeç), të cilët na lanë pa fjalë gjatë inaugurimin e Presidentit të 2021. Kështu, kuptuam të gjithë se duhej të dinim më shumë për gratë Biden dhe kjo duket jashtëzakonisht e vështirë sepse Naomi është mbesa e vetme e Biden me një faqe publike në Instagram.

Naomi është vajza më e madhe e djalit të presidentit, Hunter Biden.

Ata tashmë kanë tërhequr vëmendjen e personave të famshëm

Persona të tjerë të famshme i duan vajzat Biden po aq sa ne. Vajza e Larry David, Cazzie David,Danielle Lauder, janë ndër fansat e tyre, pasi kanë komentuar postimet e fundit të Naomi.

Naomi Biden, Instagram, Biden family

Ata tallen me njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Si të gjitha motrat dhe kushërinjtë, Bidens ngacmojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Nga urimi i Naomi për Finn ë ditëlindjen e 17-të në 2015, tek postimet e saj për Peter Neal dhe komentet e Natalie, familja e Joe nuk duket aspak keq me sensin e humorit.

Naomi Biden, Instagram, Biden family

Fëmijët e duan gjyshin e tyre shumë

Naomi zbuloi disa fotografi me “pop” -in e tyre, që për ne është President i Shteteve të Bashkuara. Në njërën, ai dhe Hunter pozuan në një makinë luksoze teksa Naomi shkruante: “Ata nuk janë si baballarët e tjerë, ata janë baballarë cool”.

Naomi Biden, Instagram, Biden family

Lista e vjetër e dëshirave të Krishtlindjeve e Natalie na shkriu zemrat!

Në vitin 2013, Naomi zbuloi fjalë për fjalë listën e Krishtlindjeve të shkruar me dorë nga 9-vjeçarja Natalie. Letra e adhurueshme konfirmoi se ajo është po aq e dhënë pas qenve sa gjyshi i saj, qenët e të cilit Champ dhe Major kanë fituar  zemrat tona. Mbi të gjitha, Natalie kërkoi “1 qen” dhe shkroi, “Nëse nuk më merrni një qen, më merrni 5 peshq”.

Dëshirat e tjera në listën e saj të vjetër të Krishtlindjeve përfshinin albumin e One Direction, një orë, vathë, këmisha të bardha me mëngë të gjata dhe një kasetë në formë kafshe. Shumë e lezetshme!

Naomi Biden, Instagram, Biden family

Finnegan është vajza më me stil e familjes

Megjithëse të gjitha vajzat e familjes Biden kanë super stil, për ditëlindjen e Finn në 2017, Naomi pranoi, “Më fal, por nuk më vjen keq për kopjimin e gjithçkaje që bën.” dhe shtoi në zjarr emoji. Finnegan bëri shaka, “Unë jam përcaktuese e trendeve”.

Naomi është gjithashtu një fashioniste. Ajo ndjek Louis Vuitton, Versace, YSL, Dolce dhe Gabbana dhe Poosh në Instagram. Dhe për inaugurimin këtë javë, ajo veshi një fustan nga Valentino.

Naomi Biden, Instagram, Biden family

Naomi ka super shije në muzikë

Në vitin 2015, ajo e konsideroi Rihanna, Beyoncé dhe Nicki Minaj si “Trinia e Shenjtë”, dhe është 100 përqind përgjigja e saktë.

Ata janë fansa të KUWTK

Naomi është një fanse e Keeping Up With the Kardashians. Që në vitin 2013, ajo ndau një foto të saj duke i dhënë Kim Kardashian një puthje në faqe. Një mik i komentoi “A është kjo e vërtetë?” dhe Naomi iu përgjigj mikut dhe i tha “lolol” dhe “Po,ne jemi mikesha shumë të mira”. Sakaq, në 2015 gjatë udhëtimit të motrave në Romë, Itali në një foto të Finn, Maisy dhe Naomi përpara Koloseumit ishte shkruar, “Ndiq nesër në mbrëmje E! për KUWK”.

Naomi është poete

Ndërsa të gjithë u mahnitëm nga poeti që mori pjesë në Inagurimin e Joe, Amanda Gorman, rezulton se Naomi është gjithashtu poete. Ajo krijoi “një libër të vogël me poezi” , me ilustrime “nga babai i saj”. Shkrimtarja ndau një foto të librit në prill.

Ai i është kushtuar partnerit të saj Peter, nga i cili këto poezi u frymëzuan, teksa rrinte përballë saj.

Ajo shoqërohet me të famshëm

Naomi postoi një foto të saj me Jessica dhe Ashlee Simpson në shtator 2014 në hotelin legjendar Sunset Tower. Ajo shkroi, “1 familje e madhe e lumtur”, së cilës Maisy e ngacmoi, “Finn dhe unë dukemi kaq mirë në këtë foto”.

Avokatja ndjek shumë të famshëm, duke përfshirë Gigi Hadid, Chrissy Teigen, Cara Delevingne, Elizabeth Banks, Lisa Rinna, Erika Jayne, Jennifer Aniston, Roger Federer, Marie Kondo, Cardi B, Bo Burnham, Victoria Beckham dhe djemtë e Queer Eye, kështu që na dha një ide mjaft të mirë të asaj që Familja e Parë pëlqen.

Ata janë jashtëzakonisht të dhënë pas udhëtimve

Në Instagramin e Naomi shihen foto nga Grand Tetons, Miami, Roma, Izraeli, New York, Los Angeles dhe më shumë qytete nga e gjithë bota. Naomi vizitoi gjithashtu muzetë, duke dëshmuar se është e dhënë pas artit.

Si e nderon ajo xhaxha Beau

Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në 2015, i pëlqente të kalonte kohë në Parkun Shtetëror Cape Henlopen në Delaware, sipas mbesës së tij Naomi.

Ajo la një homazh emocionues në maj të vitit 2020 për “vendin e tij të preferuar”.  Para vdekjes së tij, Naomi e quajti xhaxhain e saj Beau dhe babanë Hunter “superheronjtë” e saj dhe tha se ata janë “dy njerëzit e preferuar në univers”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ditën e betimit të bashkëshortëve

Pse Zonjat e Para veshin bojëqielli?