MENU
klinika

Nga Brexit, tek ekonomia e klima

Çfarë të presim nga BE në 2021?

04.01.2021 - 16:55

2020 ishte një vit i vështirë, i dominuar nga pandemia COVID-19 dhe ndikimi i saj shkatërrues në shëndet dhe ekonomi në të gjithë globin.

Tani është koha për një “ringjallje”.

Për t’ju sjellë të përmbledhura ato që do të ndryshojnë në politikën e BE këtë vit, ekipi i lajmeve EURACTIV ka përmbledhur çështjet më të rëndësishme në fusha të ndryshme të politikave, nga ekonomia dhe punët e jashtme te energjia, dixhitalja dhe transporti.

Brexit – 31 Dhjetor 2020

Një psherëtimë kolektive e lehtësimit shoqëroi marrëveshjen e prag të Krishtlindjeve për një marrëveshje të tregtisë së lirë pas Brexit.

Pas muajsh kritikash rreth trajtimit të qeverisë së tij të pandemisë COVID-19, Kryeministri Boris Johnson fitoi përgëzimet e medias për ‘mbarimin e Brexit’.

Për BE-në, Brexit i dha fund viteve të bisedimeve zhgënjyese dhe që kërkojnë shumë kohë.

R&D In EU Focuses On Climate Change Issues - Coatings World

2021: Një vit tjetër vendimtar për ambiciet e Evropës për klimën

Politika e klimës do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në 2021, me Komisionin Evropian që pritet të paraqesë një paketë të ligjeve në qershor, para se të mbahet samiti i klimës COP26 i KB në Glasgow, ndaj ky një vit i mbushur meobjektiva për politikën evropiane të klimës në dhjetor.

2021: Ndërtimi i të ardhmes

BE do të dyfishojë përpjekjet e saj për të përdorur krizën Covid-19 për të përshpejtuar tranzicionin ‘Jeshil’ dhe dixhital, i nxitur nga stimuli i saj prej 1.95 trilionë eurosh, një agjendë e politikave intensive dhe mundësi të reja tregtare për të përmirësuar pozicionin e saj global.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euractiv/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Kush do marr 'pjesën më të madhe të tortës'?

Ndikimi i pandemisë/ Si do bëhet shpërndarja e fondeve nga BE?

Deklarata e presidentit të sapozgjedhur amerikan

Biden: Ballkani Perëndimor ndër prioritetet e mia