MENU
klinika

SHBA, partnere apo konkurrente?

Presidentja e Komisionit Europian: Bota nuk pret Europën

29.11.2019 - 14:59

Kryetarja e re e Komisionit Europian, ish-ministrja gjermane, Ursula von der Leyen, ka folur mbi rolin e BE-së në botë dhe marrëdhëniet mes vendeve anëtare, në një intervistë me Deutsche Welle.

E pyetur për “Marrëveshjen e Gjelbër”, dhe qëllimet e saj ambicioze Von der Leyen tha: “Unë mendoj se duhet të jesh ambicioz. Pesë vjet janë një kohë e gjatë dhe ndryshimet klimatike nuk mund të presin. Ato nuk presin derisa të ndryshojë politika. Ose ne bëjmë tani disa përparime ose ne dhe planeti ynë do t’i kemi punët keq. E njëjta vlen edhe për digjitalizimin. Bota nuk do të presë Evropën. Prandaj bëjmë mirë që të shkojmë më përpara. Vendosja e qëllimeve ambicioze është e mirë, sepse përvoja ime shumë vjeçare në politikë më thotë që sa më ambicioz të jenë qëllimet, aq më shumë lufton për t’i arritur ato”.

Gjithashtu, ajo tha se SHBA është partnere, jo konkurrente. “Ne kemi një bazament të fortë për dekada. Të gjithë ata njerëz që janë miqësuar ose kanë kontakte biznesi me miqtë nga SHBA përbëjnë thelbin e miqësisë transatlantike. Sigurisht që ka konflikte. Por si partnerë të mirë ne duhet t’i zgjidhim këto konflikte”, u shpreh presidentja e re e Komisionit.

E pyetur sesi do të arrinte t’i merrte të gjithë me vete në anijen e saj, në një kohë kur Gjermania e Franca nuk shkojnë aq mirë me njëra-tjetrën Von der Leyen tha:

Unë e shoh ndryshe. Për shembull, mua më miratuan njëzëri të gjithë krerët e shteteve dhe qeveritë. Unë mendoj se është normale të kemi pikëpamje të ndryshme për disa çështje. Kjo është demokracia. Duhet të diskutojmë dhe në fund të gjejmë një zgjidhje dhe të bëjmë përpara. Po ta shohim Evropën në vija të trasha ka shumë gjëra që na bëjnë krenarë. Sigurisht që ka sfida. Po ta kemi gjithmonë në mendje se Evropa është një model i suksesshëm me gjithë diversitetin që ka përbrenda, atëherë duhet të vazhdojmë.

Ursula von der Leyen (61) do të jetë prej 1 dhjetorit 2019 presidente e Komisionit të BE-së.

Ish-ministrja federale e Gjermanisë është kështu gruaja e parë në krye të Komisionit. Politikania kristdemokrate u emërua njëzëri për këtë post në korrik të këtij viti nga krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…

Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen


Si pritet të ndryshojë situata deri në 30 qershor

Macron ende në rrezik, sondazhet “fundosin” presidentin francez

“Erëra ndryshimesh” po fryjnë në Bruksel

Meloni ka prishur planet e “të mëdhenjve” në BE

Ushtarë përtej kufirit dhe të shtëna armësh

Tensione të reja mes dy Koreve, pse Pheniani po provokon Seulin

“Në bisedime të përfshihet dhe Ukraina“

Rusia dialog me SHBA-në? Kremlini i prerë për kushtet e saj

"Muri blu” që mund t’i sigurojë fitoren presidentit

Përmbysen sondazhet, Biden kalon në epërsi ndaj Trump