MENU
klinika

Tregoni kujdes

Cistiti: Çfarë duhet të hani që të mos ju përsëritet më

29.01.2021 - 10:44

Për të parandaluar këtë shqetësim është e nevojshme të mbështeteni në ushqimet e paura me ujë i frutat dhe perimet që nxisin eliminimin e baktereve përgjegjëse për këtë infeksion. Ja çfarë të hani që të mos ju përsëritet cistiti dhe të ndiheni më mirë.

Boronicat

Boronicat dhe frutat e pytllit në përgjithësi janë një koncentrat substancash antiinflamatore. Për shkak se janë të pasura me flavonoide, ndihmojnë për të luftuar problemet e rrugëve urinare, mes të cilave, cistitin.

Kefiri

Kefiri përmban probiotikë, baktere të dobishme që favorizojnë shëndetin e zorrëve të cilat kanë një rol thelbësor në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Radikio

Përmban acid asorbik. Kjo substancë e njohur edhe si vitamina C forcon mbrojtjen e organizmit dhe parandalon infeksionet që mund të godasin rrugët urinare, mes të cilave cistitin. Gjithashtu, siguron edhe substanca antinflamatore mes të cilave, anticioanet.

Kivi

Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila falë veprimit të saj antinflamator ndihmon në parandalimin e shqetësimeve të rrugëve urinare. Përmban gjithashtu fibra prebiotike që favorizojnë ekuilibrin e zorrëve, i cili nga ana tjetër siguron funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Hudhra

Hudhra ka një veprim antibakterial dhe dizinfektant natyral. Falë të pranisë së alicinës, është një aleat i shkëlqyer për të qëndruar larg cistitit. Përmban gjtihashtu inulinë, një fibër prebiotike që lufton shumimin e baktereve të këqija.