MENU
klinika

Premier League

City trondit merkaton: 90 mln stërlina për Kane

01.01.2021 - 13:11

Merkatoja evropiane ka nisur me një “bombë” në merkato. Manchester City ofron 90 milionë stërlina për sulmuesin e Tottenham dhe kombëtares angleze, Harry Kane.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja “Daily Mail”, që shprehet se vështirësitë që po has Pep Guardiola këtë sezon në kampionat, ku mungon Sergio Aguero, e kanë detyruar të hedhë sytë për një zëvendësues të denjë.

Harry Kane nuk ka fituar shumë trofe me fanellën e Spurs, ndaj një ofertë e tij nga një trajner fitues si Guardiola mund ta bindë të ndërrojë mendje.

Një lajm që mund të rikthejë polemikat mes trajnerit spanjoll dhe Jose Mourinho, që nuk do ta lërë sulmuesin të largohet. Gjithsesi, shuma prej 90 milionë stërlinash (110 milionë euro), mund të ndryshojë fatet e lojtarit dhe merkatos.