NBA ditë pas dite dhuron surpriza. Në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Clippers barazon në krye të renditjes kampionët e Lakers. Kjo erdhi pas fitores në shtëpi 108-100 ndaj Oklahoma City Thunder, ku Leonard ishte më i miri në parket për kalifornianët me 34 pikë. Në këtë konferencën spikati fitorja e thellë e San Antonio Spurs ndaj Washington Wizards 121-101.
Në Konferencën e Lindjes, Milwaukee Bucks ngjitet në vendin e dytë të renditjes pas fitores 129-115 ndaj Atlantas, ndeshje e dominuar nga vendasit. Hunter me 33 pikë dhe Collins me 30 për miqtë shënuan më shumë se Giannis Antetokounmpo, teksa u ndal në 27 pikë e 14 rebound, por loja në grup e Bucks bënë diferencën në këtë sukses.
Ndeshje spektakolare ajo me Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers, e përfunduar në shifrat në 141-103. Një diferencë kaq e thellë nuk ishte parë prej 3 vitesh në NBA.
Brown realizoi 33 pikë për Celtics, por interesant ishte fakti se i shënoi në harkun kohor të 19 minutave, duke u renditur i treti në historinë e NBA për këtë statistikë. Falë këtij suksesi, Boston u ngjit në vendin e tretë në Lindje, duke lënë pas 3 humbjet radhazi.