MENU
klinika

NBA

Marshojnë Lakers e Jazz, shtesa me fat për Nuggets

24.01.2021 - 12:19

Los Angeles Lakers vijon me fitoret dhe mbetet lider në Konferencën e Perëndimit. Kampionët fituan 101-90 në fushë e Chicago Bulls. Diferencën kësaj here e bëri Anthony Davis me 37 pikë, ndërsa LeBron James u ndal në 17 pikë.

Në Perëndim po bën mjaft mirë edhe Utah Jazz, që fitoi bindshëm 127-108 ndaj Golden State. Curry ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për Warriors, që vënë në dyshim pjesëmarrjen në play-off.

Përsëri ndeshje spektakolare mes Phoenix Suns dhe Denver Nuggets, që ashtu si një ditë më parë, shkoi në shtesë. Nuggets sërish fituan, kësaj here 120-112. Jokic shënoi 29 pikë për Denver.

Shumë e bukur edhe sfida mes Brooklyn Nets dhe Miami Heat, që përfundon me fitoren 128-124. Nets iu falën dyshes Durant-Irving, me 59 pikë, ndërsa Jmes Harden ishte disi në hije, me 17 pikë. Më i miri ndeshjes ishte Adebayo i Miami Heat me 41 pikë, por nuk mjaftuan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN