Qeveria gjermane ka rënë dakord për futjen e kufizimeve të pashembullta dhe drastike të udhëtimit duke ndaluar udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Irlanda të hyjnë në Gjermani, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit.
Udhëtarët nga Brazili dhe Afrika e Jugut janë ndaluar të udhëtojnë gjithashtu në Gjermani, deri më 17 shkurt. Ndalimi përfshin rrugët ajrore, trenat, autobusët dhe anijet.
Përjashtime do t’u jepen personave që janë rezidentë në Gjermani, shtetasve që po kthehen në Gjermani, si dhe udhëtarëve tranzitë dhe kategorive të si trafiku i mallrave, ose udhëtimet e nevojshme mjekësore, përfshirë transportin e personelit mjekësor, aeroplanët e ambulancës, transportin e organeve njerëzore për transplantim dhe arsye të tjera humanitare.
Ata që kërkojnë leje për të hyrë në Gjermani do të duhet të regjistrohen në polici tri ditë para mbërritjes.
Masat e jashtëzakonshme do të hyjnë në fuqi që nga e shtuna. Shtetet e BE kishin rënë dakord mbi masat e përbashkëta për të luftuar përhapjen e variantit më infektues, por Gjermania, e vendosur në qendër të Evropës në kufi me nëntë vende, këmbënguli se ato nuk shkuan siç duhet.
Vendet janë veçuar sepse ato njihen si vende ku mutacionet po përhapen në mënyrë më virulente.
“Përveç rregullave ekzistuese të provave dhe karantinës, një kufizim i përkohshëm do të vendoset në transportin e udhëtarëve nga vendet e caktuara si rajone me variante”, thuhet në rregullore.