MENU
klinika

Këngëtarja emocionon me dedikimin!

Dasmë në familjen e Fifit

04.01.2021 - 11:50

Ky fillim viti ka ardhur me lajme të mira për familjen e këngëtares së njohur, Fifi.

Me një postim në Instagram, Fifi ka lajmëruar dasmën në familjen e saj… por mos u keqkuptoni, nuk po martohet ajo.

Motra e saj, Edona ka vendosur t’i japë fund beqarisë këtë të dielë në një ceremoni private dhe me pak njerëz.

“Urime nusja më e bukur në botë! Urime dashnia ime! Uroj të jesh e lumtur dhe ju shkon jeta ëmbël gjithmonë me Dardan Lleshin”, – shkruan Fifi.

“Edhe tërhiqe atë këmbën e artë zvarrë dhe ma lëshon vendin. Të dua motër”, – përfundon këngëtarja.

Urime për motrën dhe siç thotë një shprehje popullore, në kokë të beqares së familjes.