MENU
klinika

Gjeneral Ahmetaj

Diferenca mes shtetarëve në 3 sisteme, e ndryshme me vite dritë larg

16.01.2021 - 12:57

1. Gjeneralët e Pentagonit = shëmbulli i përgjegjshmërisë së shtetarëve, ndaj rendit Kushtetues, vlerave demokratike, bashkëqytetarëve dhe nderit të kombit!
2. Diktaturat,Koreja e Veriut, RSH para 91, etj ku gjeneralët pa spaleta, vrasin si terroristë (pa gjyq) bashkAtdhetarët, vetëm në emër të përjetësimit të pushtetit të Udhëheqësit të Pavdekshëm.

3. Autokracitë dixhitale si RSH-2021, ku s’ka as ministra, as gjeneralë, as kryebashkiak, por vetëm Udhëheqesi i Lavdishëm, i rrethuar nga garda e shtetarëve yes-men, oligarkët dhe sekserët e pushteteve.

Kështu, Demokracia mbetet mision “i pa përfunduar”, prandaj mbarëShqiptarëve, do t,ju duhet të zgjedhin (jo kamikazë të Super-Udhëheqësve), por me votë 100% përfaqësuesit ata që duan, shtetarë të përunjur dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, vlerave demokratike dhe prestigjit të nëpërkëmbur të kombit.

Shpresëplotë se në 25 prill do t’ja ta ri-kthejmē 🇦🇱 në shinat e demokracisë funksionale, si 🇺🇸 dhe gjithē Europa.

Ju faleminderit

Fotot ilustruese bashkëngjitur flasin vetë!

Marrë nga adresa personale e Gjeneral Piro Ahmetaj, në Facebook