MENU
klinika

Me një model të ri flokësh!

Dua Lipa në kopertinën e “Vogue”

05.01.2021 - 11:06

Kur vjen puna tek flokët, Dua Lipa i ka provuar gati të gjithë ngjyrat e modelet e mundshme.

Por ndryshimet nuk kanë fund dhe ja ku kemi sërish Duan me një look që nuk e kishim parë më parë.
Këngëtarja shqiptare është shfaqur në kopertinën e “Vogue” me flokë të shkurtra bjonde, e veshur me fustan të zi dhe duket shumë elegante.

Dua e quan veten kameleon dhe njofton se revista do të dalë në shitje nga 8 janari.

“Dua Lipa rregullat e reja të stilit” – është titulli i kopertinës.

“Duke e filluar 2021 si një kameleone e vërtetë siç unë jam! Faleminderit Edward Enninful, kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë në British Vogue. Kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me legjenda të vërtet”-shkruan Dua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN