MENU
klinika

La Liga, Java 18

Dy herë Messi, dy herë Griezman, Barça ecën para

09.01.2021 - 20:29

Barcelona ka vijuar rrugën e fitoreve në La Liga, duke mbajtur vendin e tretë. Katalanasit fituan bindshëm, 0-4 në transfertë ndaj Granada-s. Një sukses që afron me kreun, edhe pse Atletico e Real kanë ndeshje më pak.

Kur Messi dhe Griezmann janë në formë, Barca është e pathyeshme. Ndeshja nisi mirë me Griezmann që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12′ pas një pasimi të Busquets për 1-0.

Skenën e mori Messi më pas me dy golat e tij njërin më të bukur se tjetrin, ndërsa pjesa e parë u mbylll 3-0. Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë përveç golit të katërt të Griezmanit.

Francezi dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Dembelesë. Barcelona e ka nisur mirë vitin sepse merr toren e dytë radhazi. Katalanasit afrohen më shumë me Realin dhe Atleticon, në pritje të sfidave të tyre.