“Salvator Mundi” iu shit për shifrën rekord, plot 450 milion dollarë, në një ankand më 2017, një ofruesi anonim./Konica.al
Por, prejardhja e pikturës si vepër e Leonardo da Vinçit, mjeshtrit të Rilindjes së Artë është vënë në pikëpyetje, duke ngjallur jo vetëm hije dyshimi, por duke e ngjitur këtë vepër pak të njohur, në krye të pikturave më të famshme në botë.
Po ashtu edhe “Mona Lisa”, pati pothuajse të njëjtin fat; grabitja nga Luvri, e bëri piktuirën të njohur botërisht, duke e ngjitur në majën e kryeveprave botërore, ku klasifikohet edhe sot e kësaj dite.
Shkrimtari Ben Lewis, historian arti, i tregon Rachel Humphreys-it, mbi kërkimin e tij për të hartuar historinë e shquar të pikturës, që tani besohet të jetë në koleksionin e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, raporton “The Guardian”.
Piktura është përshkruar si homologe e përkushtuar e asaj titulluar “Mona Lisa”, vepra më e famshme e Leonardos dhe thuhet se, ka një “komunikim të jashtëzakonshëm”. Por Lewis, autori i librit të mirënjohur “The Last Leonardo”, shpjegon pse mbeten pyetje, në lidhje me origjinën e tij.
Vitin e kaluar, piktura nuk u shfaq në ekspozitën e Luvrit, për Da Vinçin, duke nxitur shumë spekulime dhe pyetjen si: ku është “Salvator Mundi”?