MENU
klinika

Unike

Familja Maldini, 1000 ndeshje me Milanin

07.01.2021 - 14:11

Një dinasti e rrallë në futboll, unike në sukseset me të njëjtën fanellë, të një klubi si Milan. Baballarë që shkruajnë historinë e futbollit, fëmijë që përpiqen të ndjekin gjurmët e tyre.

Nëse flasim për familjen “Maldini”, atëherë çdo epitet pozitiv mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shprehur realitetin unik kuqezi. Një dinasti, e cila bart plot 1000 paraqitje në Serie A me fanellën e Milanit.

E filluar nga Cesare (347 ndeshje), e pasuar nga Paolo (647 ndeshje) dhe që vijon nga Daniel si protagonist i ri (6 ndeshje). Duke hyrë në fushë si zëvendësues, gjatë ndeshjes së mbrëmshme Milan-Juve, mesfushori 19-vjeçar lombard i ka dhënë prestigj të mëtejshëm një linje të destinuar të mbetet unike në botën e futbollit.

I respektuar thellë nga kundërshtarët, por me dy ngjyra të shtypura ekskluzivisht në zemër: kuq e zi. Cesare u nda nga jeta më 2016. Drejtori i zonës teknike të Milanit u bë Paolo.

Një perspektivë e jashtëzakonshme konsiderohet Daniel, i cili me punë të palodhur dhe meritokraci ishte në gjendje të merrte gradualisht vlerësimin e Stefano Pioli. Askush nuk kishte asnjë dyshim mbi njërin prej talenteve të rritur në akademinë e “Djallit”.

Nuk munguan sirenat e tregut, italiane dhe të huaja. Por, në emër të vazhdimësisë dhe mbi të gjitha të historisë, Milani ka vendosur të ndërtojë një “mur” rreth diamantit të vet.

Ai tashmë është thirrur për të përfaqësuar stafetën e një dinastie, të dy legjendave kuqezi, gjyshit dhe babait. Pse jo, ai pritet të veshë edhe fanellën e kombëtares italiane, ashtu si babai dhe gjyshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga titujt e shumtë, te kriza e sotme

Rënia e perandorisë, si e humbi shkëlqimin Milan