MENU
klinika

Debutoi djali i Paolos

Dinastia “Maldini”, nga Cesare te Daniel

03.02.2020 - 15:15

Fanella e Milanit është kthyer në një trashëgimi tashmë në familjen Maldini. Pas Cezare dhe kapitenit legjendar, Paolo Maldini, pasditen e djeshme ishte radha e djalit të Paolos, Daniel.

Ai mbajti mbi supe fanellën e rëndë të 5 herë kampionëve të Europës. Kur po kronomentrohej minuta e 3-të shtesë, Stefano Pioli kërkoi më shumë forcë në repartin e avancuar, duke hedhur në fushë Maldinin për Castillejo.

Gjithsesi, aktivizimi i mesfushorit krijues nuk shërbeu për të shmangur barazimin 1-1 ndaj Hellas Veronas, por mjaftoi për të vijuar një traditë në shtëpinë e Milanos.

 

Daniel debutoi me ekipin e parë të Milanit rreth dy vite më vonë se babai i tij, me Paolon që debutoi në moshën 16-vjeç e gjashtë muaj.

Për koincidencë, Paolo debutoi në një barazim 1-1 ndaj Udinese-s, rezultat që u regjistrua edhe në debutimin e të birit. Ndërkaq, Cesare Maldini ishte kapiteni i parë i Milanit që ngriti Kupën e Europës në vitin 1963.

Nga Cesare te Daniel, “Maldini” është një nga sagat më legjendare në histori. Cesare vdiq në vitin 2016. Ai luajti 347 ndeshje si mbrojtës dhe shënoi 3 gola me kuqezinjtë, të cilët do t’i stërviste më vonë në dy faza të ndryshme: 1972-1974 dhe 2001.

 

Cesare drejtoi edhe Foggia, Ternana, Parma…dhe kombëtaren italiane midis viteve 1996 dhe 1998. Babai i Daniele, Paolo, është ndoshta ikona më e madhe e Milanit.

Ai është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën kuqezi (902), ndërsa ndan me Buffon rekordin e paraqitjeve më të shumta në Serie A (647). Po ashtu, ai ka luajtur më shumë finale Championsi (8).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga titujt e shumtë, te kriza e sotme

Rënia e perandorisë, si e humbi shkëlqimin Milan