MENU
klinika

Si ka reaguar këngëtarja

Fansat duan album nga Rihanna, por ajo ka plane të tjera

05.01.2021 - 11:55
Vitin e Ri, këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Rihanna vendosi të ndajë disa foto ku shfaqej e veshur me fundin dhe bluzën plot shkëlqim, shoqëruar me fjalët:
 
“Vendimet për Vitin e Ri: të kapërcejmë çdo pengesë”.
Ndërsa Rihanna ka festuar, fansat i kanë kërkuar diçka tjetër në komente.
 
Ata duan të gjithë që këngëtarja të sjellë një album të ri muzikor, të cilin kanë vite që ia kërkojnë. “Rezolucionet për vitin e ri duhet të jetë publikimi i albumit”, i komentoi dikush këngëtares. Sakaq nuk vonoi përgjigja e këngëtares.
 
“Ky është si koment i 2019-s. Rrituni”, ka shkruar Rihanna.
Fansat kanë shumë kohë që i luten këngëtares për një album, por ajo nuk ka dhënë asnjëherë një datë ekzakte se kur mund ta sjellë.
 
Vitin e shkuar ajo tregoi se i pëlqen që të luajë këtë lojë me ndjekësit e saj, ndaj me shumë mundësi albumi mund të vonohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti me një autobiografi...

Rihanna, jo vetëm këngëtare por dhe shkrimtare