MENU
klinika

Së shpejti me një autobiografi...

Rihanna, jo vetëm këngëtare por dhe shkrimtare

09.10.2019 - 09:25

Rihanna do publikojë një libër autobiografik.

Këngëtarja planifikon të nxjerrë librin e titulluar “Rihanna” këtë muaj. Fansat e ylli të muzikës do kenë mundësinë të kenë në duart e tyre më shumë se 1000 imazhe në 504 faqe.

 

Disa nga fotot e saj nuk janë parë kurrë më parë dhe dokumentojnë jetën e Rihannës, që nga periudha para famës deri në ditët e sotme.

kolana e librave

Ndërkohë vetë këngëtarja mezi po pret të publikojë librin.

“Jam e emocionuar të ndaj me ju këtë koleksion imazhe të pabesueshme. Po punojmë me librin për më shumë se 5 vite dhe jam shumë e lumtur që më në fund po arri ta ndaj me ju të gjithë”, shprehet Rihanna.

Libri do publikohet më 24 tetor.

"Po na i vrasin vajzat për së gjalli!"

Marina Vjollca, pro dënimit me vdekje për përdhunuesit!

Altin Basha do largohet nga “Top Channel”?

Agron Llakaj do të marrë timonin e “Portokalli”?

Nëse do të jetoni në këtë shtet...

Tashmë, me ligj nuk mund ta shihni telefonin kur ecni!

Iris Luarasi kërkon referendum

“Të kastrohen pedofilët!”