MENU
klinika

“Po tani mam?”

Fiori Dardha humb të ëmën nga sëmundja e rëndë!

05.01.2021 - 11:57

Mëngjesi i sotëm ka nisur me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mamasë së gazetares e moderatores së njohur Fiori Dardha.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Fiori, e cila ka postuar në Instagram një dedikim të ndjerë për të ëmën.

”Po tani mam’?”, – shkruan Fiori. “E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!”

“Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja!
Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, përfundon dedikimin e saj prekës Fiori.

Kujtojmë se Donika, mamaja e Fiorit prej vitesh luftonte me kancerin, luftë që i mori mjaft vite nga jeta e saj. Madje, vetë gazetarja herë pas here publikonte në rrjet ecurinë e përmirësimit të shëndetit të të por që mesnatën e sotme lufta nuk mundi të fitohej.

Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Fiorit për këtë humbje të rëndë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja shqiptare feston 40-vjetorin

Ditëlindje në kohën e koronavirusit!