MENU
klinika

Mëngjesi juaj duhet të pasurohet me aktivitet fizik

Fiskultura e mëngjesit

31.01.2021 - 09:03

Nëse rutina e mëngjesit tuaj fillon duke pirë kafenë, kontrolli i telefonit dhe rrjeteve sociale … kjo është ok, ne nuk ju gjykojmë. Por, mëngjesi juaj duhet të pasurohet me aktivitete që ushqejnë trupin dhe mendjen tuaj dhe cila është më e mirë sesa gjimnastika?

Mos e ngrysni fytyrën dhe mos kundërshtoni, është për të mirën tuaj. Nuk janë të vështira; ne po ju ofrojmë një sërë ushtrimesh të shpejta që mund të bëni në mëngjes. Ndoshta do të duhet të ngriheni pak më herët, por rezultatet do të duken menjëherë dhe nuk do të pendoheni. Këto ushtrime jo vetëm që do t’ju mbajnë në formë, por gjithashtu do t’ju qetësojnë mëndjen dhe do t’ju relaksojnë.

  1. Ulje, ngritje – 2 minuta

Ulje, ngritjet, ndryshe Squats janë një ushtrim me ritëm të shpejtë që do të rrisin qarkullimin e gjakut dhe do t’ju aktivizojë të gjithë trupin. Ky është një ushtrim i këshilluar për ata që qëndrojnë ulur +6 orë në punë.

Sigurohuni që të mbani trupin në pozicionin e duhur:

Qëndroni me këmbët larg njëra tjetrës dhe shpatullën në të njëjën linjë me këmbët tuaja.

Punoni barkun duke shtrënguar muskujt kryesorë.

Përsëriteni 15 herë.

  1. Qëndrimi drejt – 30 deri 45 sekonda

Qëndrimi drejt, planks, është i vështirë. Stomaku, këmbët, shpina dhe krahët do të digjen, por kjo do të thotë që ju po aktivizoni dhe po përdorni gjithë trupin tuaj. Ky ushtrim forcon dhe tendos muskujt e barkut, është fantastik nëse jeni joaktiv në pjesën më të madhe të kohës në punë.

Shtrihuni në dysheme (përdorni një shtresë) dhe vendosni krahët duke i përkulur ato dhe duke mbajtur veten të ekuilibruar me bërrylat.

Forconi dhe shtrëngoni vithet dhe ngrini mesin.

Qëndroni në këtë pozicion për 30-45 sekonda. Mundohuni të bëni një frymëmarrje të rregullt.

  1. Lunges – 1 minutë e 30 sekonda

Lunges në ecje, janë ushtrime me vështirësi mesatare. Do të tonifikoni pjesët e poshtëme të trupit (fundshpinë, kofshë, këmbë dhe vithe), do të përmirësoni frymëmarrjen dhe balancimin e posturës së trupit.

Mbani trupin tuaj sa më drejt që të jetë e mundur – mendoni për një modele – ato gjithmonë e mbajnë trupin e tyre drejt.

Bëni një hap të madh me njërën këmbë dhe lërini këmbën tjetër mbrapa. Uleni trupin në 90 gradë, duke e mbajtur shpinën drejtë.

Përsëriteni të njëjtën gjë me këmbën tjetër.

Këto ushtrime janë mënyra më e mirë për tu zgjuar në mëngjes dhe për t’ju mbajtur të relaksuar.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN