MENU
klinika

Çfarë përfshin?

FSHZH projekt për qytetin e Sarandës

21.01.2021 - 12:41

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar se po harton një projekt për qytetin e Sarandës i cili do të ndahet në dy faza i cili përfshin ndërtimin, asfaltimin dhe rrjetin inxhinierik të rrugës nr.1, Lëkurës-Sarandë”

Objekti për të cilin po bëhet studimi është një nga rrugët kryesore të zonës së ndërtimeve, hotel Turizëm – Kanali i Çukës i cili fillon Ajo nga nënstacioni i vjetër elektrik dhe përfundon te takimi me rrugën Sarandë-Butrint, tek Kanali i Çukës me një gjatësi rreth 2425m. Territori është mjaft mire i ekspozuar ndaj diellit dhe veçoritë klimaterike që shfaq kjo zonë janë të përshtatshme e të shfrytëzueshme, për trajtimin e objekteve me karakter banimi dhe shërbimi.

Projekti synon të krijojë mundësi lehtësuese për një shërbim publik bashkëkohor, lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që do të hyjnë në qytet dhe me përfitime të drejtpërdrejta në lidhje me mundësitë për punësim, të cilat krijohen si gjatë fazës së zbatimit ashtu edhe gjatë fazës së operimit. Kjo e fundit rrjedhimisht do të pasojë me përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ky projekt është ndarë në dy faza:

Faza e parë: Në këtë fazë përfshihet hapja e trasesë, ndërtimi i murit mbajtës si dhe ndërtimi i shtresës profiluese me çakëll.

Faza e dytë përfshin:

Ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha/të zeza
Ndërtimi i trotuareve në të dy anët e rrugës
Ndriçimi i rrugës
Shtrirja e tubacionit në gjithë gjatësinë e rrugës
Ndërtimi i ujësjellësit
Gjelbërimi (duke shfrytëzuar bimësi të zonës)
Sinjalistika
Shtresat e rrugës
Plani i Menaxhimit Mjedisor përveç aktiviteteve, fazave të projektit dhe masat lehtësuese për çdo ndikim, parashikon edhe takime të vazhdueshme me publikun me qëllim informimin për mënyren e kryerjes së punimeve, natyrën dhe grafikun e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Në lojë' 22 milionë euro

Hapen gjashtë gara për infrastrukturën!

Pritet ballafaqim mes këshilltarëve

“Masakra” në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë