MENU
klinika

Nga The New York Times

Fundi i pashmangshëm i Donald Trump!

16.01.2021 - 17:42

Raporti i fajësimit i Komitetit të Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve citon, gjerësisht, fjalimin që Donald Trump u mbajti adhuruesve të tij më 6 janar para se shumë prej tyre të sulmonin Kapitolin, duke i nxitur për sulm.

“Ne do heqim qafe kongresmenët e dobët, ata që nuk janë aspak të mirë, ne duhet t’i heqim qafe ata”, tha Presidenti Trump. Ai u bëri thirrje përkrahësve të tij të marshonin nëpër Avenue të Pensilvanisë drejt vendit ku Kongresi po mblidhej për të vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve që e bëjnë Trump humbës të tyre.

“Sepse kurrë nuk do ta ktheni vendin tonë në një vend të dobët. Duhet të tregosh forcë dhe duhet të jemi të fortë”.

Një javë më vonë, Përfaqësuesja Cheney, Republikanja e tretë më e lartë në Dhomë, do të votonte për largimin e Trump duke u bashkuar me nëntë nga kolegët e saj Republikanë në mbështetjen e fajësimit të tij. “Presidenti i Shteteve të Bashkuara mblodhi turmën dhe ndezi flakën e këtij sulmi,” tha ajo në një deklaratë, duke shtuar, “Asnjëherë nuk ka pasur një tradhti më të madhe nga një president i Shteteve të Bashkuara për Kushtetutën.”

Trump tani bëhet presidenti i parë në historinë amerikane që do të fajësohet dy herë. Gjysma e të gjitha fajësimeve presidenciale që nga fillimi i Republikës kanë qenë fajësime për të. Ky fajësim i fundit është i ndryshëm nga i pari, dhe jo vetëm sepse ishte dypartiak. Kulmon një javë në të cilën Trump më në fund është përballur me gjykimin e gjerë shoqëror që ai e ka merituar gjithmonë.

Kur një turmë e nxitur nga presidenti plaçkiti Kapitolin, duke vrarë një polic dhe duke plagosur të tjerët, ajo gjithashtu bëri të qartë faktin se Trump ishte pikërisht ai që kritikët e tij më të ashpër kanë thënë gjithmonë se ai ishte. Bankat premtuan të ndalonin huadhënien ndaj tij. Kompanitë e mëdha të mediave sociale e bllokuan. Një prej firmave ligjore të Organizatës Trump e hoqi atë si klient. Trajneri i Patriotëve të Neu England refuzoi Medaljen Presidenciale të Lirisë, dhe PGA tërhoqi turneun e tij me emër nga një kurs golfi Trump. Universitetet revokuan diploma nderi. Bill de Blasio njoftoi se Qyteti i Nju Jorkut do të përfundonte kontratat me Organizatën Trump për të drejtuar dy pista akulli dhe koncesione të tjera me vlerë miliona në vit.

Qëndrimi i të gjitha këtyre institucioneve që refuzojnë presidentin tani është një kujtesë se kjo gjë duhej bërë edhe më herët. Në fillim të drejtimit të pushtetit prej tij, pritej që ky moment i mohimit të përhapur të vinte shpejt. Por Trump i mbijetoi hetimit të këshillit special. Ai i mbijetoi fajësimit të tij të parë. Kur ai dukej i gatshëm të ruante ndikimin e tij politik edhe pasi humbi zgjedhjet presidenciale, të gjithë u dëshpëruam duke humbur shpresën se do të vijë ndonjëherë një fajësim ndaj tij.

“Kur gjithçka të ketë mbaruar, askush nuk do ta pranojë kurrë që e ka mbështetur atë,” shkroi David Frum në Tuitter në 2019. Por gjithësesi situata mbetet shqetësuese nëse sulmet e nxitura prej tij do të vijiojnë të lënë pasoja në vend.

“Ky ishte një rebelim i armatosur i dhunshëm në godinën e qeverisë dhe emergjenca nuk ka mbaruar,” tha Përfaqësuesi Jamie Raskin, menaxheri kryesor i fajësimit të Demokratëve. “Kështu që ne duhet të përdorim çdo mjet në dispozicion për të rikonfirmuar epërsinë e qeverisë kushtetuese mbi kaosin dhe dhunën.” Rrethimi i Kapitolit nuk ishte një nisje për Trump, ishte një apoteozë. Për vite, ai na ka thënë se nuk do të pranonte një humbje në zgjedhje. Për vite me radhë, ai u bën thirrje ndjekësve të tij për dhunë, duke refuzuar të dënojnë dhunën e tyre dhe duke sugjeruar se dhuna edhe më e madhe ishte në rrugën e duhur. Siç i tha Breitbart në vitin 2019 , në një nga kërcënimet e tij karakteristike, “Unë kam njerëzit e ashpër, por ata nuk luajnë ashpër por do të vijë momenti kur gjërat të bëhen vërtet keq”.

6 janari nuk ishte as hera e parë që Trump kërkonte një rrethim të armatosur të një kryeqyteti amerikan; ai e bëri këtë gjë edhe pranverën e kaluar kur aktivistët kundër ndalimit të armëve sulmuan institucionin e shtetit të Miçiganit.

Është tronditëse që Trump nuk veproi kur Kongresi mund të ishte përballur me një pengmarrje masive, ose më keq. Nuk është për t’u habitur. Gjatë gjithë presidencës së tij, republikanët bënin sikur nuk dëgjonin atë që po thoshte presidenti. Për muajt e fundit, zyrtarët republikanë të zgjedhjeve në Xhorxhia, kanë folur vazhdimisht për përballjen me sulmet dhe kërcënimet me vdekje si rezultat i gënjeshtrave të pandërprera të Trump për zgjedhjet por republikanët e drejtë në këtë shtet bënë shumë për të ndaluar qëllimet e presidentit duke refuzuar edhe t’iu bindeshin urdhërave të tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

E djathta ekstreme mori zemër nga qëndrimet e presidentit dhe shfaqën mbështetjen e tyre ndaj tij në mediat sociale duke shpërndarë statuset e tij.  “Donald Trump, që nga fushata e tij, përgjatë katër viteve të tij në detyrë, nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka poshtëruar kundërshtarët e tij”, tha Daryl Johnson, një ish-analist i lartë i inteligjencës në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Tani një konsulent privat i sigurisë, Johnson u ndodh në një stuhi politike gjatë administratës së Obamës, kur, në DHS, ai shkroi një raport duke paralajmëruar një “ringjallje në rekrutimin dhe radikalizimin ekstremist të krahut të djathtë”, duke përfshirë përpjekjet për të rekrutuar veteranë. Njësia e Johnson u shpërbë dhe ai u largua nga qeveria. Pasi një supremacist i bardhë vrau 23 persona në një Ualmart në El Paso në vitin 2019, Dave Gomez, një ish mbikëqyrës i FBI-së që mbikëqyr rastet e terrorizmit, i tha Uashington se agjencia ishte “penguar” në përpjekjen për të hetuar nacionalistët e bardhë. “Ka disa ngurrime midis agjentëve për të filluar një hetim që synon atë që presidenti percepton si bazën e tij,” tha Gomez.

E djathta ekstreme e dhunshme duket se është inkurajuar nga përvoja e presidencës së Trump. “Problemi ekzistonte para tij, por me të vërtetë lulëzoi edhe më shumë nën administrimin e tij,” tha Johnson për Trump.

Ky është një largim nga modelet e mëparshme, Johnson tha: Aktiviteti ekstremist i djathtë zakonisht zvogëlohet gjatë administratave republikane, kur konservatorët ndihen më pak të kërcënuar në mënyrë ekzistenciale. Por Trump mbajti paranojën e ekstremit të djathtë dhe ankimimin vazhdimisht aktiv dhe u dha atyre lejen për të vepruar.

Njerëzit në Kapitol thanë se ishin aty pasi këtë gjë e donte presidenti por kjo nuk do të thotë se ata do të tërhiqen nga këto sjellje me largimin e Trump. Johnson beson se do të përkeqësohet sitata dhe ai nuk është i vetmi që e mendon një gjë të tillë.

Tashmë, Uashingtoni duket si një zonë lufte. Inaugurimi i Joe Biden javën e ardhshme do të jetë i mbyllur për publikun. Përfaqësuesi Peter Meijer, një nga 10 Republikanët që votuan për fajësimin, tha në MSNBC se ai dhe disa nga kolegët e tij po shtojnë forcat e blinduara: “Frika jonë është që dikush mund të përpiqet të na vrasë.”

Fundi i presidencës Trump ka tronditur stabilitetin amerikan ashtu siç nuk e bëri 11 shtatori, dhe kjo para se të përmendet fakti se rreth 4,000 njerëz në ditë vdesin nga Covid-19. Detyrimi që Trump të përballet me pasoja për shkak të përpjekjes së tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve nuk do të ndalë në vetvete çrregullimin që ai ka nxitur. Por mund të jetë një parakusht për ta bërë vendin të besueshëm.

“Koha për të ndaluar tiranët dhe despotët është kur së pari i shihni ata duke shkelur ligjet”, tha Raskin. Trump, tha ai, “është kënaqur dhe mbrojtur për kaq shumë kohë nga disa kolegë të tij, saqë na solli në prag të ferrit në Kapitullin e Shteteve të Bashkuara”.

Ironia e Trumpizmit qëndron në faktin se shijon mungesën e legjitimitetit ndërsa glorifikon ligjin dhe rendin.

“Kjo është e vërteta qendrore e kontradiktës së regjimeve autoritare,” tha Ruth Ben-Ghiat, një historiane e NYU dhe autore e “Strongmen: Mussolini deri në ditët e sotme”. Ajo përmendi përkufizimin e Musolinit për fashizmin si një “revolucion të reagimit”.

Fashizmi kishte një impuls radikal për të përmbysur rendin ekzistues, “për të çliruar ekstremizmin, paligjshmërinë, por gjithashtu pretendon të jetë një reagim për të sjellë rregull në shoqëri”. E njëjta gjë është e vërtetë për lëvizjen e Trump. Thelbësore për mistikën e Trump është se ai shkel rregullat dhe largohet prej tyre. Për të rikonfirmuar sundimin e ligjit.

Fajësimi i dytë ndaj Trump mund të jetë më shumë një barrë për demokratët sesa për republikanët; një gjyq i Senatit me siguri do të shtynte disa nga veprimet urgjente të administratës së Biden.

Vetë fakti që Raskin do të drejtojë ndjekjen penale të Trump në Senat është një shenjë e solemnitetit me të cilin demokratët po i afrohen asaj.

Ditën kur u sulmua Kapitoli, Raskin filloi të punojë me kolegët e tij për të hartuar një artikull të fajësimit dhe një rezolutë që i bën thirrje Mike Pence të kërkojë amendamentin e 25-të.

“Unë ia kam kushtuar jetën dhe karrierën time mbrojtjes së demokracisë dhe popullit tonë,” tha Raskin, i cili ishte profesor i së drejtës kushtetuese para se të ishte kongresmen.

Ende nuk është e qartë kundër kujt do të jetë Raskin. Firmat e njohura të avokatisë kanë refuzuar të përfaqësojnë Trump në luftimet e tij ligjore. Për katër vjet, ndërsa Trump ka sjellë gjithnjë e më shumë rrëmujë dhe urrejtje në këtë vend, shumë kanë menduar se çfarë do të duhej për të ndalur faktin që ai nuk po ndëshkohet për veprimet e tij dhe për ta sjellë atë para drejtësisë.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN