MENU
klinika

Fotot

Gjigandi fluturues sovjetik ‘i të ardhmes’, që nuk u ngrit dot kurrë

27.01.2021 - 11:14

I vetmi prototip i këtij avioni të pazakontë qëndron tashmë i vjetëruar në një fushë pranë Moskës, por dikur ishte shpresa e Bashkimit Sovjetik për të neutralizuar nëndetëset moderne të SHBA.

Bartini Beriev VVA-14 — me inicialet që simbolizojnë “mjet amfib me ngritje vertikale” dhe 14-ta, për numrin e motorëve — ishte krijuar për t’u ngritur nga çdo vend, pa ndihmën e një piste, për të fluturuar më pas pranë sipërfaqes së ujit.

I dizenjuar në vitet 1960-të, mjeti u krijua në kundërpërgjigje të raketave balistike Polaris që SHBA prodhoi në 1961 për flotën e nëndetëseve të saj. Prandaj në mendjen e krijuesit Robert Bartini, mjeti amfib VVA-14 do të ishte makineria e përkryer për shkatërrimin e nëndetëseve.

Por plani nuk funksionoi pasi vetëm dy nga tre prototipet e propozuara fluturuan, dhe vetëm një arriti të ngrihej në ajër. Kur Bartini vdiq 1974, edhe projekti vdiq bashkë me të dhe prototipi i dytë u çmontua.

Modeli i parë u dërgua në 1987 në muzeumin e forcave ajrore pranë Moskës.

Bartini, i cili la vendin e tij Italinë pas ardhjes në pushtet të fashistëve në 1923 kishte disa vizione për variantet e VVA-14, duke përfshirë dhe ato me dyshekë me ajër për ulje në ujë, dhe me krahë me palosje për të vepruar në anije.

Bartini ishte gjithashtu krijues i modelit pasues të VVA-14 që ishte ekranoplan-i i famshem rus, i cili ashtu si dhe pararendësi i tij nuk arriti sukses të vecante në misionin e gjuetisë së nëndetëseve.

Zyrtarët shtojnë se nëse VVA-14 do të ishte kompletuar e testuar plotësisht, do të kishte qenë vërtet një mjet vërtet unik.

“Ai do të ngrihej në ajër si në mënyrë vertikale dhe horizontale, si nga uji dhe nga toka, madje do të kishte fluturuar edhe si nje aeroplan normal, por mungesa efektivitetit dhe ngarkesa e vogël e armatimeve solli braktisjen e projektit”, thonë ata.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”