MENU
klinika

Efektet negative

I mbani shpesh kufjet në vesh? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj

02.01.2021 - 12:03

Mjekët kanë ndarë disa nga pasojat që vine nga përdorimi i gjatë i kufjeve. Sipas tyre ekziston një rregull i quajtur 60-60. Kjo do të thotë të mbani volumin në 60% për 60 minuta dhe është e padëmshme.

Por kur ky rregull thyhet, ju mund të përjetoni marrje mendsh, të përziera ose probleme me gjumin.

Njihuni me disa nga efektet negative të mbajtjes së kufjeve në vesh për një kohë të gjatë.

Mund të keni dhimbje koke. Kjo do të vijë nga presioni i gjatë që do të krijojnë kufjet në veshin e brendshëm dhe si pasojë do të keni dhimbje koke.

Brenda veshit do të krijohet më shumë dyll dhe do të bllokohet. Kjo mund të çojë në infeksione të veshit dhe gjithashtu do ta shtyjnë dyllin më thellë në vesh.

Mund të shkaktojnë probleme me lëkurën ose puçrra. Sipas ekspertëve të mjekësisë, kur përdorni vazhdimisht kufje, sidomos gjatë palestrës kur djersiteni, ju do të mblidhni shumë bakterie që do të shumohen rreth fytyrës tuaj. Kjo do të shkaktoj irritime dhe puçrra në fytyrën tuaj. Gjithashtu mund të shkaktoj puçrra edhe në vesh.