MENU
klinika

Ja ç'pritet

Inteligjenca Artificiale “përzgjedh” edhe embrionet njerëzore

11.01.2021 - 10:49

Inteligjenca artificiale tashmë mund të lindë foshnje ose, më mirë, mund të ndihmojë për të lindur më shumë nëpërmjet fekondimit të asistuar, sipas një studimi izraelit, i botuar në revistën shkencore “Acta Informatica Medica”.

Sipas këtij studimi, një algoritëm është në gjendje të përzgjedhë se cili embrion ka më shumë shanse për sukses, duke trefishuar kështu probabilitetin që shtatzënia të jetë e suksesshme.

Teknika, e zhvilluar nga start-up izraelit “AiVF”, bazohet në studimin nga algoritmi i një videoje të zhvillimit të embrionit në një inkubator për pesë ditë, ndryshe nga mjetet e tjera të ngjashme që përdorin vetëm fotografi.

“Duke analizuar videon është e mundur të zbulohen shumë faza të zhvillimit dhe shumë aspekte të tjera që syri i njeriut nuk mund t’i shohë”, shpjegon Daniella Gilboa, kreu ekzekuti i kompanisë

“Në thelb, “stërvitet” një algoritëm për të treguar se sa të suksesshëm janë embrionet”, shton ajo.

Testet mbi metodën janë ende në proces, por nga rezultatet e para duket se, në krahasim me metodat tradicionale të përzgjedhjes, niveli i suksesit trefishohet.

Teknologjia pritet të jetë në dispozicion komercial brenda vitit 2021.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”