MENU
klinika

Do të shpëtojnë hapësirën nga ndotja

Japonia projekton satelitët prej druri

13.01.2021 - 10:44

Sot, janë rreth 5 mijë satelitë që rrotullohen në hapësirë, mijëra kilometra sipër nesh. Në të ardhmen, mendohet që njerëzimit do t’i duhet të dërgojë të paktën 1000 të tjerë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Efektet e këtij mbipopullimi teknologjik po lënë edhe pasoja të rënda në atmosferë. Janë tashmë të panumërta mbetjet e ekspeditave hapësinore të dimensioneve të ndryshme, që vërtiten rreth planetit, diçka që përfaqëson rrezik për satelitët e rinj, por edhe për Tokën.

Në këtë kuadër, një nga kolosët e ekonomisë japoneze, Sumitomo, që ndër aktivitetet e tij ka edhe pronësinë e rreth 16 mijë hektarësh pyje, ka deklaruar se në bashkëpunim me universitetin e Kyotos po projekton një seri materialesh me bazë druri që sipas pretendimeve të tyre do të përbëjnë pjesën më të madhe të satelitëve të ardhshme.

“Çdo satelit që bie, duke u djegur, krijon copëza alumini që mbeten në ajër për shumë vjet, ndërkohë që satelitët prej druri nuk do të linin materiale të rrezikshme”, deklaroi profesori Takao Doi, astronaut në vitin 2008.

Materialet prej druri, që duhet të durojnë lëkundje temperature të mëdha, do të jenë faza e parë që do të çojë më pas në realizimin teknik të satelitit, në një projekt që mund të shndërrohet në realitet në vitin 2023.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”