MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje të vazhdueshme të fytit. Çfarë tregon?

19.01.2021 - 10:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam dhimbje të vazhdueshme të fytit. Çfarë tregon?

Mjeku: Sipas një studimi të fundit, mjekët ORL që ndeshen me pacientë të cilët kanë dhimbje të vazhdueshme të fytit, si dhe vështirësi në frymëmarrje, në përtypjen e ushqimit ose dhimbje të veshit, duhet të marrin në konsideratë edhe kancerin si shkak.

Aktualisht, rekomandohet që pacientët që e kanë vazhdimisht zërin e ngjirur ose ju shfaqet një gjëndër në qafë, të kontrollohen për kancer të fytit dhe laringut. Gjithsesi, shkencëtarët thonë që kjo nuk duhet t’i alarmojë pacientët.

“Dhimbja e fytit në vetvete nuk lidhet me kancerin laringal”, thotë shkencëtari Weilin Wu, nga Qendra Kërkimore e Kancerit në Britani.

Laringu është pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gurmaz. Në Britani, @do vit raportohen 2000 raste të reja me kancer të laringut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN